"Prona u është grabitur"/ Rama takohet me banorët e Zvërnecit: Do merrni paratë nëse gjykata do ju njohë si pronarë
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
FOTO/ Flamuj dhe flakadanë! Bulevardi “ndizet” kuq e zi, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës 5 Qershor, 1...
Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama, Gys Agasi ka bërë masakër në kadastër ...
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
Tekniku brazilian ka përfshirë disa emra të rinj në Kombëtaren kuqezi, krahasuar me ndeshjet e fundit, si Jon Mersinaj, Andi Hadroj, Jasir Asani, Lindon Selahi dhe Anis Mehmeti

TIRANE - Trajneri i Kombëtares shqiptare, braziliani Sylvio Mendes Campos Junior ka shpallur sot listën me emrat e 23 lojtarëve që do të grumbullohen për ndeshjen e parë kualifikuese të Euro 2024 ndaj Polonisë, që do të luhet më 27 mars 2023.
Për premierën e tij kuqezi, tekniku brazilian ka përfshirë disa emra të rinj krahasuar me ndeshjet e fundit si Jon Mersinaj, Andi Hadroj, Jasir Asani, Lindon Selahi dhe Anis Mehmeti. Ndërsa pjesa tjetër është thuajse i njëjti grup që mori pjesë në edicionin e fundit të Ligës së Kombeve me pak ndryshime.
Tre portierët e ftuar janë Etrit Berisha, Thomas Strakosha e Elhan Kastrati, ndërsa në mbrojtje janë Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Ermir Lenjani, Adrian Ismajli, Marash Kumbulla e Frederic Veseli.
Në mesfushë do të jenë Qazim Laçi, Kristjan Asllani, Klaus Gjasula, Amir Abrashi, Ylber Ramadani, dhe Nedim Bajrami, ndërsa në sulm janë thirrur Sokol Cikalleshi, Myrto Uzuni dhe Taulant Seferi.
Trajneri Sylvinho do të dalë në një konferencë për median të shtunën në ambientet e Shtëpisë së Futbollit ku do të flasë për zgjedhjet e tij dhe për objektivat në këto kualifikuese dhe sfidën me Poloninë. Kombëtarja do të nisë grumbullimin të dielën në Tiranë, bën me dije zyra e shtypit në FSHF.
Sakaq, sfida Poloni-Shqipëri, e vlefshme për kualifikueset e Europianit 2024 në grupin E, do të luhet më 27 mars në stadiumin “PGE Narodowy” të Varshavës, duke nisur nga ora 20:45.
B.T (Dosja.al)
ANGLI - Kim Kardashian shkoi në Emirates Stadium me djalin e saj Saint për të parë ndeshjen e Europa League që Ar...
SPANJE - Më 28 janar gjatë ndeshjes kundër Gironas, Ousmane Dembélé pësoi një dëmtim në kofshë.&...
SPANJE - Është një skandal që nuk ka mbaruar së spërkaturi Barcelonën. Prej disa javësh me zbulime të ndrysh...
SHBA - Superylli Michael Jordan, i konsideruar si lojtari më i madh në historinë e NBA-së, është në bisedime për të...
ANGLI - Këtë të premte, Crystal Palace shkarkoi trajnerin e saj francez, Patrick Vieira, pas 18 muajsh në krye të klubit jugor të...
ZVICER - Një studim nga Observatori i Futbollit i Qendrës Ndërkombëtare për Studime Sportive (CIES Football Observatory) vuri në d...
ANGLI - Victor Osimhen është në qendrën e vëmendjes së klubeve më të mira evropiane me paraqitjet e tij të sukses...
ANGLI - Paul Mitchell ishte vetëm 32 vjeç dhe u gjet i vdekur këtë javë në Birmingham të Anglisë, sipas gazetës '...
FRANCE - Nuk e dihet ende arsyeja, por Lionel Messi nuk ka marrë pjesë në seancën stërvitore të Paris Saint-Germain mëngjesin...
ANGLI - Mikel Arteta ishte dukshëm i pakënaqur pas eliminimit të Arsenalit në ‘këmbët’ e Sportingut në xhiron e 1...