3 Tetor 2024, 09:00
Nga DOSJA

SPANJE - Szczesny zbulon rëndësinë që Lewandowski ka pasur në ardhjen e tij në klubin e Barçës. Të dy e njohin njëri-tjetrin në mënyrë perfekte nga kombëtarja dhe sulmuesi nuk ka ngurruar ta telefonojë bashkëkombasin e tij kur Ter Stegen u dëmtua rëndë. Dhjetë ditë më vonë, portieri ka firmosur deri në fund të sezonit.
"Lewandowski ishte personi i parë që më thirri për të parë mundësinë që unë të vija sepse isha në pension. Ai duhej të më bindte, sepse në fillim nuk isha i sigurt nëse doja sfida të reja.
Më pas fola me familjen dhe miqtë e mi dhe të gjithë më thanë se do të ishte marrëzi të mos e pranoja dhe unë u pajtova për këtë arsye. Gjithsesi Roberti luajti një rol shumë të rëndësishëm, sepse ai ishte i pari që kishte idenë për të më bindur,"- shpjegon portieri për Barcelonën në mediat zyrtare.
Szczesny pohon se është i lumtur me këtë fazë të re. Nuk duhet harruar se në fund të gushtit ai vendosi të tërhiqet, por tani po i rikthehet futbollit me klubin katalanas deri në fund të vitit dhe është i emocionuar.
"Është një moment krenarie maksimale. Sinqerisht, isha i përgatitur për pension. Isha i lumtur. Nuk do ta kisha bërë për asnjë klub tjetër. Këto dy ditët e para në qytet dhe duke parë sesi njerëzit më kanë trajtuar ndihem krenar që jam pjesë e kësaj familjeje emocionuese,”- ka deklaruar ai.
Portieri polak mundi të takonte tifozët e Barcelonës të martën mbrëma në stadiumin Olimpik Montjuïc, teksa pa live fitoren e skuadrës së Barçës kundër Young Boys. Disa fansa tashmë i kanë kërkuar edhe autografet e para.
B.T (Dosja.al)
Sport
3 Tetor 2024, 08:30
ZVICER - Në mars, Fderata e Futbollit të Palestinës bëri thirrje për një votim në kongresin e FIFA-s të...
Sport
3 Tetor 2024, 08:13
SHBA - Lionel Messi shënoi dy gola të mrekullueshëm dhe Luis Suarez gjithashtu shtoi një gol teksa Inter Miami mu...
Sport
3 Tetor 2024, 08:00
BELGJIKE - Ujërat vërshojnë poshtë Belgjikës. Siç është publikuar nga Le Soir dhe Sudpresse, Kevin de Bruyne dh...
Sport
3 Tetor 2024, 07:30
FRANCE - Ousmane Dembélé ka nënshkruar paqe me Luis Enrique. Anësori, i përjashtuar nga ndeshja kundër Arsenalit pë...
Sport
3 Tetor 2024, 00:17
SHBA - Pasi e kishte udhëhequr Argjentinën në një fitore historike në Kupën e Botës, sulmuesi 36-vjeçar mposhti konkur...
Sport
2 Tetor 2024, 23:10
GJERMANI - Nga nëntë gola të shënuar në ndeshjen e parë me Dinamon e Zagrebit, në zero gola në sfidën me Aston Vill...
Sport
2 Tetor 2024, 20:43
ITALI - Atalanta merr fitoren e parë në Champions këtë sezon të formatit të ri dhe aspiron për të kaluar në raundin...
Sport
2 Tetor 2024, 19:22
GJERMANI - Berat Gjimshiti është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij Atalanta, po luan momentalisht në Gjermani përba...
Sport
2 Tetor 2024, 18:19
GJERMANI - Gjatë një bisede të gjatë me tenistin Zverev, ish-mesfushori 34-vjeçar Toni Kroos foli për karrierën e tij: "Un&...
Sport
2 Tetor 2024, 18:10
ITALI - Në burgun e San Vittores në San Vittore kanë nisur marrja në pyetje e ultrasve të AC Milan dhe Inter t&eu...