Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama, Gys Agasi ka bërë masakër në kadastër
...
Sport
Tenisti bën 'avokatin'! Italiani mendon se e dashura e tij Melissa Sata nuk ka përse të akuzohet: “Ah, kjo nuk ka kuptim!”... (foto)
Matteo Berretini ka folur pas deklaratave të ndryshme për lojën e tij të dobët dhe ndikimin e të dashurës Melissa Sata.
28 Prill 2023, 20:22Nga DOSJA
ITALI - Matteo Berretini (27) ishte tenisti i gjashtë në botë pak më shumë se një vit më parë, tani ai është në vendin e 21-të. Shumë fajësojnë të dashurën e tij Melissa Sata për këtë, teksa pretendojnë se ajo është shkaku i rënies dhe lojërave të këqija në periudhën e kaluar. E gjithë kjo është e tepërt për të, ndaj Berretini vendosi të bëjë një njoftim publik dhe t'i japë fund lloj-lloj historive për të.
Ai ka theksuar se të kesh një të dashur nuk është gjë e keqe dhe se është diçka normale. "Në këtë periudhë të jetës sime, dëgjoj histori se si një marrëdhënie është një shpërqendrim dhe se si kjo ndikon keq te sportistët, që për mua është një shenjë mosrespektimi. Është sikur të thuash që një gazetar shkruan artikuj më keq, sepse ai ka një grua dhe një fëmijë. Nuk ka kuptim”,- thotë Berretini.
Sa i përket Melisës, ajo kishte një jetë plot tension, duke u takuar me shumë sportistë dhe ishte e martuar me Kevin Prince Boateng, me të cilin ka një fëmijë. Ajo ishte në një lidhje me Christian Vieri, madje u spekulua se Kobe Bryant ishte afër divorcit me të në vitin 2011 për shkak të lidhjes së saj. Në një nga intervistat, ajo ka treguar se “ka bërë seks me Boateng 10 herë në ditë”. Shikoni se si duket ajo: