21 Janar 2025, 17:31
Nga DOSJA
SPANJE - Javën e kaluar u përhap lajmi se trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, dhe bashkëshortja e tij, Cristina Serra, janë ndarë pas më shumë se 30 vitesh martesë. Çifti u nda në mënyrë miqësore pas tri dekadash së bashku, teksa kanë tre fëmijë të përbashkët.
Disa informacione sugjerojnë se arsyeja e ndarjes ishte rinovimi i fundit i kontratës së Guardiolës si trajner i Cityt edhe për dy sezone të tjera, diçka që partnerja e tij nuk e miratonte. Ndarja e papritur, që thuhet se ka ndodhur disa muaj më parë, i ka surprizuar të gjithë, megjithatë të dy e kanë menaxhuar situatën.
Cristina Serra ka dhënë deklaratën e saj të parë pas ndarjes nga Pep Guardiola. Sipërmarrësja është në proces përshtatjeje pas ndarjes dhe ka siguruar se “gjithçka po shkon mirë”. E pyetur nga mediat teksa ecte nëpër rrugët e Barcelonës, Cristina Serra tha se ndihet “perfekte” dhe se “gjithçka është mirë”.
Gjithsesi, ish-partnerja e Guardiolës nuk ka dashur të flasë për arsyet ose shkaqet e mundshme të ndarjes: “Nuk kam asgjë për të thënë dhe nuk do të them asgjë”. Disa burime sugjerojnë se ndarja nuk është përfundimtare.
Për momentin, Cristina Serra është parë nëpër rrugët e Barcelonës duke bërë pazar, ndërsa Guardiola vazhdon përgatitjet me Manchester Cityn për ndeshjen vendimtare kundër PSG-së në Ligën e Kampionëve.
B.T (Dosja.al)
Sport
21 Janar 2025, 17:29
SPANJE - Grupi Arzábal i restoranteve në Madrid, i themeluar dhe i udhëhequr nga shefat e kuzhinës Álvaro Castellanos dhe Iv...
Sport
21 Janar 2025, 17:25
AUSTRALI - Janë luajtur sot në Melburn ndeshjet e para çerekfinale të grand slam-it të “Australian Open” në tenis, d...
Sport
21 Janar 2025, 17:12
TURQI - Ole Gunnar Solskjaer tashmë ka filluar të punojë te Besiktas. Të shtunën ai u konfirmua si trajner i ri, ndoqi ndes...
Sport
21 Janar 2025, 16:54
GJERMANI - Më shumë se 200 ndeshje të Bundesligës nën kontrollin e tij, 44 ndeshje të Ligës së Kampionëve dhe mad...
Sport
21 Janar 2025, 16:40
Pas një edicioni të parë në 2024, "Grand Slami i shahut" i Magnus Carlsen do të rikthehet në shkurt
SHBA - A do të p&eum...
Sport
21 Janar 2025, 16:15
TURQI - Në mes të natës, një zjarr shkaktoi fatkeqësi në vendpushimin e skive Kartalkaya, që ndodhet në veri...
Sport
21 Janar 2025, 16:00
SPANJE - Ditë përpara se të shpërblehej nga APDM, trajneri spanjol, Luis de la Fuente, ka shqyrtuar disa çështje akt...
Sport
21 Janar 2025, 15:46
ITALI - Skiatorja italiane Lara Colturi, që përfaqëson ngjyrat kuqezi të Shqipërisë, arrin një rezultat fantastik, duke vaz...
Sport
21 Janar 2025, 15:30
SHBA - Inaugurimi i Donald Trump ka dhënë shumë, duke filluar me ribashkimin mes Mike Tyson dhe Jake Paul, të cilë...
Sport
21 Janar 2025, 15:00
SPANJE - “Dua të jem shumë i qartë: nuk do të vendos kurrë datën e largimit tim”, përfundoi Carlo Ancelotti,...