"Prona u është grabitur"/ Rama takohet me banorët e Zvërnecit: Do merrni paratë nëse gjykata do ju njohë si pronarë
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
FOTO/ Flamuj dhe flakadanë! Bulevardi “ndizet” kuq e zi, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës 5 Qershor, 1...
Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama, Gys Agasi ka bërë masakër në kadastër ...
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
Lojtari i Real Madrid rrëfen episodin më të vështirë të jetës së tij në “Movistar Plus+”: "Unë isha në shkollë, kur mua dhe motrës sime na thanë që shtëpia jonë kishte marrë flakë..."

FRANCE - Ishte një episode, që edhe pse Eduardo Camavinga ishte fëmijë, përcaktoi jetën e lojtarit të Real Madridit.
Zjarri në shtëpinë e tij, teksa ishte në shkollë, e la familjen në rrënim, pa shpresën tjetër veç shpresës që Edu i vogël të bëhej futbollist profesionist. Kështu thotë Camavinga në një intervistë emocionale me “Movistar Plus+”.
"Në atë kohë isha në shkollë. Në mëngjes pashë zjarrfikësit të kalonin pranë shkollës sime. Nuk e imagjinoja që diçka do të ndodhte në shtëpinë time. Një mësues i tha motrës sime dhe mua se shtëpia jonë kishte marrë flakë. Nuk e besova në fillim”,- thotë lojtari i Real Madridit. “Ishte hera e parë që pashë babanë duke qarë”.
Ishte një moment shoku, ndoshta, koha kur lindi futbollisti Camavinga. “Më tha që unë do të bëja familjen”,- kujton lojtari, të cilit që në moshë të vogël i është dashur të jetojë me presion. “Është një histori që tashmë është pjesë e jetës sime dhe mendoj se është ajo që më ka lejuar të jem njeriu që jam sot...”.
Që atëherë e tutje, jeta e Camavinga shkoi me shpejtësi të plotë. Lojtari francez u bë futbollisti më i ri që debutoi në Ligue 1 me Rennes, me 16 vjet, 4 muaj e 26 ditë, duke tejkaluar shenjën e mëparshme të Kylian Mbappé.
Dhe ai do të nënshkruante menjëherë për Real Madridin për t'u bërë lojtari i nëntë më i ri që luan në një ndeshje të Champions League me një fanelë të Real Madridit. Camavinga tani mund të mburret se ka fituar të gjithë titujt e mundshëm në nivel klubesh, përveçse ka thyer rekorde me Francën.
Sepse më 8 shtator 2020, ai u bë lojtari më i ri që ka luajtur për kombëtaren franceze në këtë shekull dhe më i riu që nga viti 1945, duke kaluar Maryan Wisniewski, i cili debutoi me 18 vjet e 2 ditë në vitin 1995. Një futbollist rekord që respektoi me atë që i kërkoi i ati kur shtëpia e tij u shndërrua në rrënoja nga flakët: “Ti do të shpëtosh familjen”.
????️ Eduardo Camavinga: “I was at school. I saw firefighters pass by. I didn’t imagine that something would happen in my house. One of the teachers told me and my sister that our house had caught fire.
— Madrid Zone (@theMadridZone) March 4, 2024
I couldn’t believe. It was it. The first time I saw my father cry. It's a… pic.twitter.com/JOJPCh8jW4
B.T (Dosja.al)
SPANJE - Real Madrid ka punë përpara nëse kalon në fazën e çerekfinaleve të Champions League. Goli i Br...
Alpine pati një fillim të tmerrshëm në GP të Bahreinit FRANCE - Alpine do të bëjë “ndryshime organizative&rdq...
FRANCE - Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz do të festojnë përvjetorin e dytë të martesës prillin e ardhshëm dhe duket ...
TIRANE - Federata Shqiptare e Futbollit dhe Liga Profesioniste e Futbollit njoftojnë të gjitha organizatat dhe kompanitë e interesuara se ka fill...
Gianni Infantino, president i FIFA-s, mori pjesë në asamblenë e përgjithshme vjetore të 138-të të IFAB ZVICER - Të ...
TIRANE - Shqipëria e vajzave do të njohë të martën e 5 marsit, kundërshtaret për kualifikueset e Europianit “Zvicë...
GJERMANI - Lothar Matthäus mbetet “plaga” e Thomas Tuchel. Nuk është se nuk është i kënaqur me lojën dh...
ARGJENTINE - Boca Juniors u rikthye te fitorja këtë të dielë me shifrat 3-2 ndaj Belgrano të Córdobas, e cila z&eum...
ANGLI - Real Madrid do të përballet me RB Leipzig të mërkurën më 6 mars në orën 21:00, n...
ITALI - Paulo Dybala është lojtari më i mirë në skuadrën ‘verdhekuqe’ këtë sezon, duke demonstruar shtr...