LIVE UPDATES
Sport

"Ti je një lojtar problematik!" I larguar nga Juventusi, futbollisti mafioz donte të zhvaste para nga një klub turk… (foto)

Marrëveshja dështoi në minutën e fundit edhe pse lojtari i ishte nënshtruar testeve mjekësore.

4 Gusht 2023, 17:53 Nga DOSJA

"Ti je një lojtar problematik!" I larguar nga Juventusi,

HOLANDE - I lindur në Utrecht, Mohamed Ihattaren (21 vjeç) konsiderohej një nga perlat e futbollit holandez. Pasi u dallua si adoleshent te PSV Eindhoven, futbollisti me origjinë marokene u transferua te Juventusi në verën e vitit 2021.

Mohamed Ihattaren bëri debutimin e tij për PSV-në herët, në moshën 17-vjeçare dhe tërhoqi menjëherë vëmendjen e klubeve më të mëdha evropiane, përfshirë edhe Barcelonën. “Ai ka talentin natyral që kishin vetëm Rijkaard dhe Van Basten”,- thanë ata nga Eindhoven. Veç që djali nga Utrecht humbi rrugës dhe sabotoi veten: ai nuk konfirmoi në terren dhe përfundoi duke vuajtur për shkak të lidhjeve të tij me botën e krimit.

Mohamed Ihattaren, talenti i arrestuar për lidhje me mafian

Nuk bindi Mohamed Ihattaren te Juventusi, i cili u përpoq ta ringjallte karrierën e tij me disa huazime. Fatkeqësisht, holandezi nuk mori minuta as te Sampdoria dhe as te Ajax. Madje në Genova erdhi me 5 kilogramë më tepër. Më pas, pa lajmëruar, nuk paraqitet më në stërvitje. Ai shkoi në shtëpi në Holandë dhe madje mendoi të hiqte dorë nga futbolli.

Ihattaren ka qenë gjithashtu në kryetitujt, jo për futbollin, por për problemet me disiplinën dhe ligjin. Rënia e të riut në fakt filloi që në tetor 2019, kur ai ishte vetëm 17 vjeç. Pas vdekjes së babait të tij, Muhamedi u prek jashtëzakonisht shumë. Ai as sot e kësaj dite nuk ka arritur të kapërcejë momentin e ekuilibrit.

Në nëntor 2022, mesfushori u arrestua për lidhje me drejtuesit e “Mocro Maffia”, një organizatë kriminale në Holandë, e përbërë nga të rinj me rrënjë marokene. Arriti deri aty sa disa anëtarë të organizatës i vunë flakën makinës së tij, një Porsche, m’u në mes të Utrehtit. 

Ihattaren kishte probleme edhe me ish-bashkëshorten e tij, Yasmine. Pas një martese që zgjati vetëm disa muaj, mes të dyve filluan skandalet dhe Mohamed u arrestua edhe një herë, në shkurt 2023, pasi dyshohet se e kishte rrahur.

I lëshuar pas 48 orësh dhe me një hetim ende në vazhdim, ish-fëmija i mrekullueshëm holandez nuk ka mundur të fokusohet fare te futbolli. Pak ditë më pare, Juventusi i ndërpreu kontratën. 

Pasi humbi kontratën, Mohamed Ihattaren u përpoq të mashtronte turqit

Menjëherë pasi “Zonja e Vjetër” e largoi atë, Mohamed Ihattaren iu ofrua nga skuadra turke, Samsunspor. Të dy palët ranë dakord për një angazhim katërvjeçar dhe Ihattaren u prit me bujë të madhe në Turqi për vizitën e tij mjekësore. Pas vetëm dy ditësh, gjithçka u prish.

“Ne ramë dakord me Ihattaren, që ai të paguhet për çdo ndeshje që luan në gjysmën e parë të sezonit, sepse ai nuk është gati me stërvitjen e tij fizike. Ai pranoi dhe fansat tanë e mirëpritën. Më pas, menaxheri i tij u përfshi dhe ndryshoi kushtet e kontratës.

Ata na thanë se ai ende nuk ka nënshkruar dhe se lojtari kërkon një pagë mujore. Ata kërkuan edhe një premium instalimi, sepse ishte falas. Plus një përqindje e një transferimi të ardhshëm. “Unë nuk e pranova një gjë të tillë. I thashë gjithashtu: 'Ti je lojtar problematik, pse të paguajmë nëse nuk luani?'. Gjithçka ishte për paratë”,- tha Yuksel Yildirim, president i Samsunspor, cituar nga “Voetbal International”.

Mohamed Ihattaren, i vlerësuar dy vjet më parë në 12 milionë euro, sot vlen vetëm  300.000 euro, sipas “Transfermarkt”. Në këtë kontekst, me kaq shumë pika të zeza në CV-në e tij, është e vështirë të besohet se ai do të gjejë një klub që do t'i japë një tjetër shans.

B.T (Dosja.al)


Sondazh

Poll

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para