24 Janar 2023, 15:33
Nga DOSJA
TIRANE - Kryesuesja e Abissnet Superiores, Tirana, është një ndër skuadrat më aktive në këtë periudhë merkatoje dimërore. Vetëm nga dy lojtarët e shitur deri më tani, njëri zyrtarisht, si Redon Xhixha, i cili u largua drejt Karabakut të Azerbajxhanit për 550.000 euro dhe tjetri, Marsel Ismailgeci, që pritet të zyrtarizohet drejt Bosnje-Hercegovinës për 150.000 euro, ka arkëtuar rreth 700.000 mijë euro, një shumë thuajse sa gjysma e shpenzimeve vjetore të klubit bardheblu.
Por në aspektin sportiv kjo është një ‘dhimbje koke’ për trajnerin Orges Shehi, i cili në prag të ndeshjes me Erzenin në kampionat, e gjen ekipin thuajse pa asnjë mesfushor, pa Kallakun, Limajn të larguar, Qefaliajn me virozë, së bashku me Gjumsin, Deliu me kartona, duke i shtuar këtyre mungesave edhe Xhixhën golashënuesin kryesor dhe kapitenin Ismailgeci.
“Të bësh lëvizje në mes të kampionatit është diçka e vështirë, por ne do të përpiqemi të vazhdojmë që të qëndrojmë këtu ku jemi. Pra edhe lojtarët që kanë ardhur, të përshtaten shpejt me skuadrën. Shpresoj që të vazhdojmë kështu si e kemi nisur këtë sezon për t’i impunuar ne kundërtshtarit tonë lojën dhe jo kundërshtari ne”.
Aktualisht Tirana veç largimeve ka arritur të firmosë kontrata me dy përforcime të rëndësishëm në emra, si Redi Lushkja dhe Kristal Abazaj, por të dy lojtarët ende nuk kanë mundur të federohen, për shkak të bllokimit të merkatos që drejtuesit e Tiranës shrresojnë ta zgjidhin përpara ndeshjes të së enjtes.
“Pa tjetër që vështirësi ka nuk e di, nëse do të arrijmë t’i federojmë lojtarët që kemi marrë. Kështu që do të mundohemi që të konfirgurojmë tjetër gjë, duke patur parasysh gjithë këto mungesa që kemi. Do të punojmë në dy-tre konfiguracione skudre për të gjetur mënyra të ndryshme rrugëdalje, apo vendosje në fazën mbrojtëse. Pra na del një punë vështirë duke patur parasysh që janë shumë pak ditë. Do të kemi një plan A dhe një plan B, në varësi të federimeve, nëse do të bëhen apo jo”.
Pas dy fitoreve të fundit në kampionat me Laçin dhe Bylisin, bardheblutë janë në krye të Abissnet Superiores sërish, por me statusin e kampionëve në fuqi dhe me synimin për ta përsëritur atë sukses, kryeqytetasve tani i kanë mbetur pak lojtarë nga ata që ngritën trofeun, pasi 10 prej atyre lojtarëve të eidicionit të shkuar janë larguar.
B.T (Dosja.al)
Sport
24 Janar 2023, 15:09
ANGLI - Në fillim të korrikut, siç është zakon çdo vit, basteshkruesit publikuan shanset e tyre për pretendentët e...
Sport
24 Janar 2023, 15:03
POLONI - Viti i ri, faqe e re në karrierën e trajnerit Fernando Santos, i cili është zyrtarisht trajneri i ri i kombëtares ...
Sport
24 Janar 2023, 14:58
ANGLI - Në rrëfimin se ishte viktimë e racizmit edhe kur ishte nxënës shkolle, vazhdoi shtatë herë kampioni në...
Sport
24 Janar 2023, 14:54
SPANJE - Dani Alves po merr masat e tij në mosmarrëveshjen ligjore që pason, pas burgimit të përkohshëm për p&...
Sport
24 Janar 2023, 14:40
ANGLI - Kjo është një mënyrë për të pastruar shtëpinë tuaj nga një ish-mashtruese. Ish-mbrojtësi i Prem...
Sport
24 Janar 2023, 14:02
ZVICER - Kapiteni Granit Xhaka (30) është përzgjedhur si ‘Lojtari më i mirë’ zviceran i vitit. Pas marrjes së &...
Sport
24 Janar 2023, 13:31
TIRANE - Xhuljano Skuka është tashmë një futbollit i Metz me të gjitha efektet. Qendërsulmuesi ka firmosur pasdite kontratë...
Sport
24 Janar 2023, 12:52
FRANCE - PSG vazhdon traditën. Për të festuar ‘Vitin e Ri Kinez’, parizienët do të veshin një fanelë speci...
Sport
24 Janar 2023, 12:31
FRANCE - Mbrojtësi i Olympique Marseilla, Sead Kolasinac, u grabit në shtëpinë e tij gjatë ndeshjes së 16-të të Kup&eu...
Sport
24 Janar 2023, 12:11
FRANCE - Kupa e Botës 2022 në Katar, e planifikuar për në vjeshtë (20 nëntor - 18 dhjetor), ka kthyer përmbys jo vetëm...