"Prona u është grabitur"/ Rama takohet me banorët e Zvërnecit: Do merrni paratë nëse gjykata do ju njohë si pronarë
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
FOTO/ Flamuj dhe flakadanë! Bulevardi “ndizet” kuq e zi, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës 5 Qershor, 1...
Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama, Gys Agasi ka bërë masakër në kadastër ...
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
"Ne i kemi dërguar të gjitha dokumentet Federatës Franceze të Futbollit për të marrë licencën e UEFA-s. Kemi pasur gjithashtu diskutime me Federatën, e cila na tha se i kemi absolutisht të gjitha kushtet”.

FRANCE - Toulouse, i sapo promovuar në Ligue 1, e zgjidhi finalen që në pjesën e parë. Futbollistët e Philippe Montanier kryesuan 4-0 në pjesën e parë, falë dopiedave të Logan Costa dhe Thijs Dallinga. Nantes shënoi në minutën e 75-të, pasi Ludovic Blas realizoi penalltinë, por Zakaria Aboukhlal katër minuta më vonë fiksoi rezultatin përfundimtar 5-1.
Fituesit të Kupës së Francës duhet t'u garantohet një vend në Europa League, por një problem ka lindur për skuadrën franceze: “Klubi është në pronësi të të njëjtit aksioner (RedBird) si dhe AC Milan, ndaj rrezikon të privohet nga pjesëmarrja në kupat evropiane nëse italianët kualifikohen në Champions League ose Europa League”, shkruan L'Equipe.
Megjithatë, Damien Comolli , presidenti i Toulouse, është i bindur se ekipi i tij do të marrë licencën e UEFA-s dhe do të mund të luajë në Europa League, me disa sinjale pozitive nga Federata Franceze e Futbollit.
"Ne i kemi dërguar të gjitha dokumentet Federatës Franceze të Futbollit për të marrë licencën e UEFA-s. Kemi pasur gjithashtu diskutime me Federatën, e cila na tha se i kemi absolutisht të gjitha kushtet. Nëse UEFA ka ndonjë pyetje për ne, ne do të jemi pranë tyre”,- tha Damien Comolli, sipas burimit të cituar.

RedBird Capital Partners është një kompani amerikane, që bleu klubin AC Milan në gusht 2022, për 1.2 miliardë euro. Dy vite më parë, RedBird bleu edhe 85% të aksioneve të klubit francez të Toulouse.
Me gjashtë raunde para përfundimit të sezonit, AC Milan aktualisht është në vendin e 4-të në Serie A, i fundit që siguron kualifikimin në Champions League. Kuqezinjtë janë kualifikuar edhe për në gjysmëfinalen e UCL, ku do të përballen me rivalin e tyre të madh të Interit.
Për Toulouse ky është trofeu i parë i madh në historinë e klubit. Është gjithashtu diferenca më e madhe e rezultateve në një finale të Kupës së Francës, që nga viti 1970 e deri më tani, shkruan BBC.
B.T (Dosja.al)
ANGLI - Braziliania Hellen, e cila ka një marrëdhënie të ngushtë me vëllain e saj, Alex Telles, një futbollist në...
ITALI - Në një intervistë për Corriere dello Sport, ish-lojtari i kombëtares italiane, me të cilën ka luajtur 7 ndeshj...
ANGLI - Alisha Lehmann, e cila numëron më shumë se 13 milionë ndjekës në Instagram, u bë lajm, pas një episodi që...
ARABIA SAUDITE - Pyetja e vetme është se si reagon partnerja e tij Georgina Rodríguez kur lexon se me cilat femra ka patur marr&eum...
BRAZIL - Futbollisti legjendar brazilian Ronaldinho, i shpallur dy herë lojtari më i mirë në botë, po lançon një lig&e...
AZERBAJXHAN - Max Verstappen nuk e pëlqen aspak formatin e Sprintit dhe as nuk është i zoti në të, duke qenë se dje për ...
ITALI - Numërimi mbrapsht... ka arritur. Napoli sot përballet me ditën e parë në të cilën mund të jet&e...
SPANJE - Mbrëmjen e kësaj të shtune, Barcelona arriti një sukses të madh ndaj Bétis Sevilla (4-0), duke bërë t&...
TUNIZI - Incidentet e dhunshme, përfshirë një zjarr, shkaktuan ndërprerjen për më shumë se 30 minuta të çerekfi...
SPANJE - Raphinha nuk u kursye në lëvdata kur vlerësoi debutimin historik të Lamine Yamal. Anësori brazilian shpjegoi...