29 Mars 2023, 23:39
Nga DOSJA
Kosovë
KOSOVE - Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e sotme në botën e sportit në Kosovë. Bëhet fjalë për ndarjen nga jeta të futbollistit 15-vjeçar, Leonit Syla, i cili aktivizohej te moshat e klubit “2 Korriku”.
Lajmin e kanë bërë të ditur vetë drejtuesit e klubit, të cilët me një letër publike shprehën ngushëllimet për ndarjen e parakohshme nga jeta të adoleshentit.
Mesazhi i ngushëllimit nga FC 2 Korriku:
Me pikëllim të madh morëm lajmin e kobshëm për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj e ish-futbollistit të shkollës tonë të futbollit, Leonit.
Fjalët e duhura është e vështirë për t’u gjetur tani, sepse largimi kaq i hershëm nga jeta i një fëmiu siç ishte Leoni, më moshën 15-vjeçare, është i rëndë për t’i bërë ballë, por ju lusim që t’i pranoni ngushëllimet tona të sinqerta për djaloshin e artë që sot shkoi në amshim.
Leoni ishte luftarak në fushën e futbollit e po ashtu edhe jashtë saj, sepse luftoi fortë më sëmundjen e rëndë që e kishte, por si një djal trim e i patrembur me luftën e mosdorëzimin e tij ka treguar se sa shumë e donte jetën e futbollin.
Leoni vet si djalë i fortë që ishte, do të mbetet shembull i vërtetë për çdo shok e shoqe të rrethit të tij dhe jo vetëm; Leonin do ta kujtojmë me mall tërë jetën.
Këto momente janë jashtëzakonisht të rënda; të gjithë jemi me lotë në sy e dhimbje në zemër, por bashkë më Ju do të jemi përherë e nderuara familje e të ndjerit, të cilin do ta kujtojmë përherë me të gjitha ato kujtime të bukura e shpresëdhënëse që i ka lën pas vetes.
Me zemër të thyer, edhe një herë të nderuar familjarë e të afërm të Leonit, na lejoni që t’i shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta e për të ndjerin të iu themi, dheu i Kosovës qoftë i lehtë për të.
Me shumë respekt, FC 2 Korriku
B.T (Dosja.al)
Sport
29 Mars 2023, 23:32
SERBI - Fëmijët u afruan për të bërë një foto me Novak Djokoviç në pjesën e parë të ndeshje...
Sport
29 Mars 2023, 23:25
BRAZIL - Carlo Ancelotti duket shumë pranë pankinës së kombëtares së Brazilit. Tekniku italian i impenjuar aktualisht me Real Madr...
Sport
29 Mars 2023, 23:17
ANGLI - 25-vjeçarja vdiq papritur në Stallat e Manor House të Michael Owen në Cheshire. Xhesika, e cila ishte kalorë...
Sport
29 Mars 2023, 23:08
LUXEMBURG - Shqipëria triumfon me rezultatin 7-0 ndaj Luksemburgut në EuroCup, në turneun e minifutbollit.
Skuadra “kuqezi” dominoi ...
Sport
29 Mars 2023, 22:55
TURQI - Futbollisti i famshëm Mesut Ozil ka vendosur së fundmi të varë këpucët e tij dhe të shkojë në n...
Sport
29 Mars 2023, 22:48
SPANJE - Ansu Fati (20 vjeç) u befasua nga fjalët e babait të tij, Bori , në Cadena Cope . Dhe jo sepse nu...
Sport
29 Mars 2023, 22:25
ANGLI - Miliona njerëz në mbarë botën shikojnë yjet e tyre të preferuar të sportit duke luftuar në fusha. Pë...
Sport
29 Mars 2023, 21:45
ZVICER - Pas fitores 5-0 ndaj Bjellorusisë në Novi Sad të Serbisë, kombëtarja e Zvicrës arriti një fitore bindëse edhe n...
Sport
29 Mars 2023, 21:27
Yannick Carrasco feston golin e tij me Belgjikën kundër Gjermanisë
BELGJIKE - Kombëtarja e Belgjikës është n&e...
Sport
29 Mars 2023, 21:04
ANGLI - David De Gea ka refuzuar ofertën e rinovimit që Manchester United i ka vënë në tavolinë. Portieri 32-v...