LIVE UPDATES
Sport

Trajneri i Kosovës pret fitore në tetor: “Na duhet vetbesim!”

Dardanët nisin sot përgatitjet për këto dy ndeshje, me stërvitjen e parë që zhvillohet në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali, në orën 16:30.

7 Tetor 2024, 16:31 Nga DOSJA
Trajneri i Kosovës pret fitore në tetor: “Na duhet

KOSOVE - Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, mbajti sot konferencën për media para fillimit të përgatitjeve për ndeshjet e Ligës së Kombeve kundër Lituanisë dhe Qipros, që zhvillohen më 12, përkatësisht 15 tetor. Foda foli për rëndësinë e këtyre dy sfidave dhe qasjen që do të ketë ekipi i tij.
“Objektivi ynë është i qartë: nëse dëshirojmë të jemi të parët në grup, duhet t’i fitojmë të dyja ndeshjet e radhës. Lituania është një skuadër cilësore dhe e tregoi këtë duke luajtur mirë kundër Rumanisë. Për ne është shumë me rëndësi që ta marrim vetëbesimin nga fitorja kundër Qipros dhe ta transferojmë në ndeshjen kundër Lituanisë”, tha Foda.

Në lidhje me formacionin dhe nëse do të luajë sërish me dy sulmues, Foda tha gjithçka do të vendoset pas seancave stërvitore: “Fillimisht do të kemi disa njësi stërvitore dhe do të shohim se si do të veprojmë me një apo dy sulmues. Por, nuk ka rëndësi sa sulmues do të jenë në fushë, por ajo që është e rëndësishme është që të kemi posedimin e topit dhe të imponojmë ritmin tonë të lojës”, shtoi Foda.

Ai tutje shprehu respekt për kundërshtarin e ardhshëm: “Lituania ka cilësi të mira dhe e ka treguar këtë në ndeshjen kundër Rumanisë. Për ne, është jetike ta ruajmë ritmin që patëm kundër Qipros dhe atë vetëbesim ta transferojmë në këtë ndeshje. Por të jemi të kujdesshëm edhe në mbrojtje kur ata lëshohen në kundërsulme, pasi kanë sulm të rrezikshëm”.

Në këto dy ndeshje Kosovës do t’i mungojë Vedat Muriqi, i cili është i lënduar, por Foda theksoi se kanë disa alternativa për zëvendësimin e tij: “Vedat Muriqi është shumë i rëndësishëm për ne dhe pa dyshim se është mungesë e madhe, por kemi alternativa. Rashica është opsioni i parë, ndërsa edhe Asllani dhe Rrahmani janë aty”.

Lidhur me ardhjen e portierit të ri, Amir Saipi, ai u shpreh shumë i lumtur që portës dardane iu shtua edhe një alternativë mjaft cilësore. “E kam vrojtuar me kujdes performancat e tij në Lugano dhe jam shumë i lumtur që ka zgjedhur ta përfaqësojë Kosovën. Cilësitë e tij do të jenë një aset i vlefshëm për ekipin. Vendimi për portierin që do të vendoset në formacion do të merret pas stërvitjeve”, deklaroi Foda.

I pyetur nëse e ka përcjellë Meriton Korenicën, që po kalon formë të mirë në Cluj, Foda shtoi: “E njohim mirë dhe është në listë të 50 lojtarëve. Tani është dashur të vendosim për 24 lojtarë për të cilët mendojmë se janë më të mirët në këtë moment, në përjashtim të Vedat Muriqit, i cili është i lënduar. Zëvendësimi i Selmanit me Muharrem Jasharin? Selmani është zëvendësuar për shkak të një lëndimi”.

Foda gjithashtu sqaroi situatën lidhur me përjashtimin e Edon Zhegrovës, Arijanet Muriçit dhe Florent Muslijës në prag të ndeshjes së kaluar me Qipron. “Versioni origjinal është se vendimi për përjashtimin e tyre është marrë bashkërisht nga unë dhe federata, pasi këta lojtarë kanë thyer rregullat e grumbullimit”, shpjegoi ai. Dardanët nisin sot përgatitjet për këto dy ndeshje, me stërvitjen e parë që zhvillohet në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali, në orën 16:30.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi