10 Qershor 2024, 18:01
Nga DOSJA
GJERMANI - Alarmet për terrorizëm në Gjermani para Kampionatit Europian të Futbollit janë bërë disi të shumta kohët e fundit. Kërcënimeve të shumta që kanë ardhur nga i vetëquajturi Shteti Islamik, sot u është shtuar edhe një alarm tjetër, që ka marrë përmasa edhe më të mëdha.
Një mbështetës i dyshuar i ISIS-it u arrestua një javë para fillimit të Europianit, sipas asaj që u komunikua nga zyra e prokurorit federal. Hetuesit thonë se burri, i cili ka shtetësi të trefishtë gjermane, marokene dhe polake, transferoi para në shtator 2023 në një llogari që i përkiste një dege të grupit terrorist.
Sipas mediave gjermane, burri aplikoi gjithashtu për të punuar si “stjuard” dhe staf sigurie për eventet mbështetëse jashtë stadiumeve gjatë Kampionatit Europian, por nuk pati sukses. Gjykata ka urdhëruar mbajtjen e tij në qeli, pasi po hetohet me dyshimin se i përket një organizate terroriste jashtë vendit dhe se ka shkelur ligjin për tregtinë e jashtme dhe pagesat.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, hetuesit sekuestruan telefona celularë, mbajtës të dhënash, kompjuterë dhe “incizime të dyshimta”. Ministrja e Brendshme gjermane Nancy Faeser tha se vendi po përgatitet për “çdo rrezik të imagjinueshëm”.
Në Gjermani priten rreth 2.7 milionë tifozë në stadiume dhe deri në 12 milionë në evente publike.
B.T (Dosja.al)
Sport
10 Qershor 2024, 17:54
ITALI - Trajneri i Italisë, Luciano Spalletti ka folur për mediat përpara nisjes së ekipit të tij drejt Gjermanisë, ku do të ...
Sport
10 Qershor 2024, 17:10
SPANJE - Lamine Yamal ishte krenar këtë të hënë për Globe Soccer Awards dhe për zgjedhjen si lojtari m&...
Sport
10 Qershor 2024, 16:24
ARABIA SAUDITE - Pas një sezoni shumë të komplikuar, si në fushë ashtu edhe jashtë saj, Marcelo Gallardo do të largohet nga A...
Sport
10 Qershor 2024, 16:08
ZVICER - Ndërsa Kupa e Botës për Klube të rinovuar, e planifikuar për vitin 2025, po mblidhet ngadalë (29 nga 32 pjes&eu...
Sport
10 Qershor 2024, 15:45
SPANJE - Kundër-urdhr i bardhë! Pas intervistës së Carlo Ancelottit në Il Giornale ("FIFA duhet të harrojë q&e...
Sport
10 Qershor 2024, 15:29
GJERMANI - Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, doli mesditen e kësaj të hëne në një konferencë për medi...
Sport
10 Qershor 2024, 15:08
ITALI - Ka nisur zyrtarisht aventura e Antonio Contes si trajner i ri i Napolit. Tekniku u ul në Capodichino me një fluturim nga T...
Sport
10 Qershor 2024, 14:52
SPANJE - Një ditë historike për futbollin spanjol dhe për luftën kundër racizmit në fushat e futbollit. Siç ...
Sport
10 Qershor 2024, 14:42
ANGLI - Jo vetëm italianët janë të çmendur pas Douglas Luiz. Sipas asaj që raportohet nga ‘Sunday Mirror’...
Sport
10 Qershor 2024, 14:33
ANGLI - Gareth Southgate, trajneri i Anglisë, kishte vendosur ta përjashtojë Luke Shaw nga lista përfundimtare e të thir...