7 Shtator 2023, 07:30
Nga DOSJA
ZVICER - UEFA do të rrisë nga viti 2024 shpërndarjen e të ardhurave nga garat e saj evropiane për klubet që nuk marrin pjesë në Kupat Evropiane, njoftoi të mërkurën (6/9), në prag të sezonit final sipas formatit aktual.
Krahas Champions League shumë fitimprurëse, Europa League dhe Conference League do të kalojnë periudhën trevjeçare 2024-2027 në një sistem mini-lige, që do të zëvendësojë fazën aktuale të grupeve. Dhe shpërndarja e fitimeve të tyre të mëdha, kryesisht nga të drejtat televizive, do të evoluojë, mes një debati të zgjeruar për drejtësi sportive në futbollin evropian.
Sipas marrëveshjes së re “e bllokuar” të mërkurën (6/9) mes UEFA-s dhe Shoqatës Evropiane të Klubeve (ECA), skuadrat që nuk kualifikohen në garat evropiane do të ndajnë 7% gjatë sezonit, pra 440 milionë euro në sezon dhe 1.32. miliardë euro gjatë gjithë ciklit trevjeçar. Një rritje prej 3% krahasuar me 4% që aplikohej deri në këtë vit.
Pjesa e dhënë për klubet e eliminuara gjatë fazës kualifikuese është e pandryshuar (mbetet në 3%), ndërsa paratë do të rriten për klubet pjesëmarrëse në tre garat "me një fokus më të madh në pjesëmarrje (27.5% krahasuar me 25% aktualisht) dhe performancë ( 37,5% kundrejt 30% sot),” siç raportohet nga konfederata evropiane e futbollit.
Dy veçoritë e sistemit evropian, pjesa e vendit të origjinës së klubit në të drejtat televizive (market pool) dhe "faktori" që pasqyron ecurinë historike të çdo skuadre do të humbasin rëndësinë e tyre. Dhe nga 45% sot do të bjerë në 35% nga sezoni i ardhshëm, siç specifikon UEFA me premtimin për të zbuluar “...detajet e sistemit të ri më vonë”.
Marrëveshja midis UEFA-s dhe ECA-s, e cila përcakton kuadrin për menaxhimin e përbashkët të garave për çdo cikël evropian, vjen në mes të një debati rreth bashkimit të burimeve financiare dhe trofeve nga disa klube të mëdha evropiane, në kurriz të "më të vegjëlve".
B.T (Dosja.al)
Sport
6 Shtator 2023, 22:26
FRANCE - Në muaji tetor e gjithë bota do të mësojë se cili është futbollisti më i vlerësuar në kontinen...
Sport
6 Shtator 2023, 19:42
ITALI - Milani ishte një ndër klubet më aktive në merkaton e verës në Serie A. Shumë afrime, por edhe spastrime te kuqezinjt&...
Sport
6 Shtator 2023, 19:38
ANGLI - Norvegjezi Erling Haaland dominoi çdo kompeticion ku ai mori pjesë dhe ndihmoi klubin e tij Manchester City të ngri...
Sport
6 Shtator 2023, 19:18
SHBA - Alexander Zverev, me origjinë ruse, por i natyralizuar në gjerman, përjetoi një situatë që nuk e priste mbrëmë n&...
Sport
6 Shtator 2023, 19:11
SPANJE - Kordoni rreth presidentit të pezulluar të Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales, sa vjen e shtrëngohe...
Sport
6 Shtator 2023, 19:10
AUSTRI - Ajo është presidente. Brigitte Annerl është presidentja e TSV Hartberg, një ekip në divizionin e pa...
Sport
6 Shtator 2023, 18:05
PRAGE - Trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Silvinjo, ka dalë sot para mediave për të folur rreth ndeshjes që kuqezinjt&...
Sport
6 Shtator 2023, 17:56
MEKSIKE - Në ndeshjen mes Querétaro dhe Atlas të Ligës Meksikane, meksikani Omar Mendonza luajti deri në një moment, ku nuk mund...
Sport
6 Shtator 2023, 17:41
PRAGE - Kombëtarja e Çekisë do të zhvillojë mbrëmjen e së enjtes ndeshjen e katërt kualifikuese për Kampionatin E...
Sport
6 Shtator 2023, 17:38
PRAGE - Shqipëria do të ndeshet me Çekinë në ndeshjen e parë të shtatorit, e vlefshme për fazën kualifikuese t&eu...