17 Janar 2026, 11:19
Nga DOSJA

TURQI - Lajmet nga mediat turke dhe burime brenda klubit të Stambollit tregojnë se verdhekaltrit po kërkojnë një sulmues për të zëvendësuar Youssef En-Nesyrin, i cili ka tërhequr interes nga Nottingham Forest, Everton edhe Napoli.
Sipas gazetës spanjole AS, sulmuesi Vedat Muriqi konsiderohet opsioni kryesor për këtë rol. Lojtari ka kontaktuar agjentin e tij, ish-lojtarin e NBA-së Mirsad Turkcan, duke shprehur gatishmërinë për t’u rikthyer në Turqi.
Edhe trajneri i Fenerbahçes, Domenico Tedesco, është i etur për të pasur Muriqin në skuadër, dhe drejtuesit e klubit turk pritet të takohen me Mallorca-n për të negociuar një transferim të mundshëm.
Sipas raportimeve të Sozcü, Fenerbahçe planifikon të ofrojë rreth 15 milionë euro për Muriqin, por pengesa kryesore mbetet kontrata e lojtarit me Mallorcan, e cila është e vlefshme deri në vitin 2029.
Në këtë sezon, Muriqi ka shënuar 11 gola në 18 ndeshje me Mallorcan, duke treguar formën e tij të lartë. Për Fenerbahçen, rikthimi i tij do të përbënte një përforcim të rëndësishëm; verdhekaltrit e kishin transferuar atë nga Çaykur Rizespor për 5.6 milionë euro në 2019, dhe më pas e do ta shitnin te Lazio për 21 milionë euro vetëm një vit më vonë.
Muriqi pritet të jetë në qendër të negociatave gjatë ditëve në vijim, ndërsa tifozët turq presin me padurim rikthimin e sulmuesit kosovar te Fenerbahçe.
B.T (Dosja.al)
Sport
17 Janar 2026, 11:12
ANGLI - Futbollistët e Premier League janë më të paguarit në të gjithë kampionatet europiane.
Dhe në mesin e tij, pa ...
Sport
17 Janar 2026, 10:18
ZVICER - Të premten, në orën 13:00 u hodh shorti për fazën “play off” të Konferencë Ligës, ku vëmendj...
Sport
17 Janar 2026, 09:30
SPANJE - Në një garë të ashpër për titullin “Player of the Year 433”, Raphinha ka dalë fitues, duke triumfuar m...
Sport
17 Janar 2026, 08:30
ARABIA SAUDITE - Al Ittihad, e drejtuar nga trajneri portugez Sérgio Conceição, iu rikthye humbjeve në ligën e futbollit të...
Sport
17 Janar 2026, 07:45
FRANCE - PSG siguroi fitoren e katërt radhazi në ligë. Në Parc des Princes, skuadra e Luis Enriques mposhti Lille me rezultatin 3-0&n...
Sport
17 Janar 2026, 07:39
ITALI - Java e 21-të e Serie A u hap me një barazim 1-1 midis Pizës dhe Atalantës.
Në Cetilar Arena, portie...
Sport
16 Janar 2026, 18:13
BRAZIL - Është një tragjedi që po trondit futbollin brazilian. Autobusi që transportonte ekipin U-20 të Águia de Marab&aa...
Sport
16 Janar 2026, 17:54
SPANJE - Sergio Ramos përsëriti qëllimin e tij për të blerë Seviljen, në një takim me disa nga aksionarët e klubi...
Sport
16 Janar 2026, 17:43
ANGLI - Java e 22-të e Premier Ligës fillon me derbin e Mançesterit midis Manchester United dhe Manchester City, këtë...
Sport
16 Janar 2026, 17:32
SPANJE - Me golin e tij kundër Racing në Kupën e Mbretit, Lamine Yamal u bë lojtari i parë i Barcelonës që arriti...