Protesta më e madhe e paralajmëruar/ Me thirrjet 'Shqipëri e re', nis protesta e 7-të në sheshin “Skënderbej" kundër projektit të Zvërnecit
"Shqipëri e re"/ Ushtojnë rrugët e Tiranës: Revolucion 6 Qershor, 22:13 Protestuesit nis...
"Shqipëri e re"/ Ushtojnë rrugët e Tiranës: Revolucion 6 Qershor, 22:13 Protestuesit nis...
VIDEO/ Çështja e Zvërnecit/ Qindra qytetarë mblidhen në Londër: Rama në burg, Berisha në burg, mos dal...
Berisha: Këshilli Kombëtar i PD thirrjet javën që vjen. Nuk do të rivalizojmë me protestë, por do bëjm&e...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
Në ndeshjen tjetër të grupit B6, Skocia mposhti Lihtenshtejnin me rezultatin 10-0. Shqipëria U-19 e vajzave do të luajë ndeshjen e dytë të këtij raundi më 6 prill, ndaj Lihtenshtejnit në stadiumin ‘Elbasan Arena’ në ora 15:30.
ELBASAN - Shqipëria e vajzave U-19 fitoi me rezultatin 3-0 ndeshjen e parë ndaj Qipros, e vlefshme për raundin e dytë të Kampionatit Europian 2024. Në takimin e luajtur në stadiumin “Elbasan Arena”, vajzat kuqezi triumfuan me golat e Rexhina Maxhalakut, Era Methoxhës dhe Klesta Agos. Trajneri i Shqipërisë U-19, Kreshnik Krepi, hodhi në fushë këtë 11-she titullare: Amelia Mone (GK), Rexhina Maxhalaku, Rosela Vasa, Gelda Kadiolli, Vesa Paçarizi, Xhesika Ndoj, Arlinda Kodra (C), Klesta Ago, Era Methoxha, Jehona Coka, Klaudia Borci.
Ndeshja nisi mirë për Shqipërinë, duke dominuar që në startin e takimit. Vajzat regjistruan disa raste të mira, ndërsa në të 26-ën ja dolën mbanë të gjenin rrugën e rrjetës me Klaudia Borcin, por goli u anulua për pozicion të parregullt. Vetëm katër minuta më pas në të 30-të, vajzat kuqezi shënuan sërish, këtë herë gol i rregullt.
Methoxha harkoi saktë nga goditja e këndit dhe mbrojtësja Rexhina Maxhalaku e dërgoi topin në rrjetë. Në të 34-ën Shqipëria i shkoi shumë pranë golit të dytë me Rosela Vasën, e cila provoi nga goditja e dënimit, por topi përfundoi jashtë.
Sërish Shqipëria që regjistroi një tjetër rast të artë me sulmuesen Klaudia Borci, e cila goditi saktë nga brenda zonës, por topi u largua shumë pranë vijës fatale nga mbrojtja qipriote. Pjesa e parë mbyllet me rezultatin 1-0 për Shqipërinë.
Edhe fraksioni i dytë nis mirë për nën 19-vjeçaret kuqezi, të cilat kërkojnë golin e dytë. Është Jehona Coka ajo e cila provon në minutën e 48-të dyfishojë shifrat, me një goditje potente nga e majta, por pret portierja kundërshtare. Goli i dytë vjen pak minuta me vonë, në të 53-tën. Klaudia Borci asiston për Era Methoxhën, me këtë të fundit që kontrollon topin shumë mirë, duke e dërguar në fundin e rrjetës qipriote, duke dyfishuar rezultatin për Shqipërinë.
Trajneri Krepi bën dy zëvendësime në radhët e vajzave kuqezi, një ndër të cilat i detyruar për shkak të dëmtimi të Jehona Cokës në fushë, vendin e së cilës e zë Alesia Çinaj. Edhe Arlinda lë fushën, duke u zëvendësuar nga Angela Nika. Në minutën e 85-të, Klesta Ago realizon golin e qetësisë për Shqipërinë, pas asistit të Vesa Paçarizit, duke i çuar shifrat në 3-0.
Tekniku kuqezi bën edhe dy zëvendësime të tjera, duke hedhur në fushë Stacey Qosjen dhe Natali Gjergjin në vend të Klaudia Borcit dhe Era Methoxhës. Në minutat shtesë, Stacey Qosja mund të shënonte edhe golin e katërt, por e dërgoi topin jashtë. 3-0 është edhe rezultati final i ndeshjes së parë të Shqipërisë U-19 për vajza, që e nis mjaft mirë ndeshjet e raundit të dytë të Kampionatit Europian 2024 për këtë grupmoshe.
Në ndeshjen tjetër të grupit B6, Skocia mposhti Lihtenshtejnin me rezultatin 10-0. Shqipëria U-19 e vajzave do të luajë ndeshjen e dytë të këtij raundi më 6 prill, ndaj Lihtenshtejnit në stadiumin ‘Elbasan Arena’ në ora 15:30.
Rezultatet
Skoci 10-0 Lihtenshejn
Shqipëri 3-0 Qipro
Renditja
Skoci 3 pikë
Shqipëri 3 pikë
Qipro 0 pikë
Lihtenshtejn 0 pikë
B.T (Dosja.al)
ARABI SAUDITE - Arabia Saudite po përgatitet të presë një Superkupë të nivelit të lartë të Italisë n...
GJERMANI - Bayer Leverkusen-Kaiserslautern do të jetë finalja e Kupës së Gjermanisë. “Aspirinat” nuk hasën proble...
KROACI - Lojtarët e Dinamos kaluan në finalen e Kupës së Kroacisë pasi mposhtën në “Poljud” rivalin e h...
ANGLI - Manchester City nuk u përmbajt përballë Aston Villës, duke fituar 4-1. Phil Foden, autor i tre golave, ishte heroi i kampionëve...
FRANCE - PSG është finalistja e dytë e Kupës së Francës. Kampionët mundën në gjysmëfinale me rezultatin minima...
ITALI - Ngjyroset vjollcë gjysmëfinalja e parë e Kupës së Italisë mes Fiorentinës dhe Atalantës. Vendasit fituan 1-0 fal...
ANGLI - Arsenalit i mjaftoi pjesa e parë për të siguruar tri pikët përballë Lutonit. Skuadra e Mikel Artetës triumfoi 2-0 n&e...
POLONI - Dejvi Bregu u transferua te Wisla Krakow gjatë merkatos verore. Skuadra e njohur polake garon në divizionin e dytë këtë sezon,...
AUSTRALI - Një rrufe në qiell ka goditur garat italiane të hipizmit. Stefano Cherchi, një talent sportiv italian i përfshirë ...
SPANJE - Luis Rubiales do të duhet të dalë para një gjyqtari në lidhje me hetimin për zhvillimin e Superkupës s&eum...