24 Tetor 2024, 02:31
Nga DOSJA
SPANJE - Barcelona thyen më në fund Bayernin e Munihut që katër vite më e parë e kishte turpëruar me atë fitore të thellë 8-2 si dhe e kishte mundur në gjashtë takime radhazi në Champions.
Katalanasit dhuruan spektakël në stadiumin Olimpik të Barcelonës me një Raphinha të jashtëzakonshëm që realizoi tre nga katër golat e fitores 4-1. Vjen humbja e dytë radhazi për Bayernin, pas disfatës me Aston Villan.
Çfarë nisjeje e supersfidës së mbrëmjes! Pa u mbushur një minutë, ose më saktë pak çaste pasi gjyqtari vërshëlleu për startin e takimit, Raphinha i shkëputet mbrojtjes dhe pasi shmang dhe Neuerin e çon topi në rrjetë.
Bayerni reagon si skuadër e madhe. Harry Kane e dërgon dy herë topin në rrjetë: nëse herën e parë sistemi VAR dalloi pozicion jashtë loje, në minutën e 18-të realizoi fluturimthi, duke mos i dhënë asnjë shans portierit Pena.
Mbrëmje e madhe në Stadiumin Olimpik të Barcelonës. Në minutën e 36-të, një gabim i Kim Min-Jae krijoi një situatë të favorshme për Lewandowskin, që e ka të lehtë për ta dërguar topin në rrjetë.
Tjetër mrekulli në këtë superndeshje. Në kohën shtesë të pjesës së parë Bayerni kapet gafil në kundërsulm, me Raphinhan që lëshon një ‘perlë’ që s’mund të arrihet nga Neuer. Çfarë klasi nga Raphinha.
Braziliani kontrollon në mënyrë perfekte një top të gjatë të Yamal dhe pasi avancon disa metra lëshon një diagonale të pakapshme për Neuer. Thjesht i mrekullueshëm! Prenoton topin për shtëpi.
B.T (Dosja.al)
Sport
23 Tetor 2024, 19:19
SPANJE - Që kur Endrick hyri në fushë në minutën e 57-të të duelit mes Real Madridit dhe Lille ...
Sport
23 Tetor 2024, 19:02
E. D
Agim Ademi,
TIRANË- Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka deklaruar se marrëdhëniet jen&eum...
Sport
23 Tetor 2024, 18:28
ANGLI - José Mourinho, trajneri i Fenerbahçes, u shpreh se nëse Manchester City është fajtor për parregullsitë ...
Sport
23 Tetor 2024, 17:58
ANGLI - Këtu nuk ka dyshim se e ardhmja e futbollit kolumbian qëndron në këmbët dhe talentin e lojtarëve si Jhon Jader D...
Sport
23 Tetor 2024, 17:24
SPANJE - Këshilltari i Borussia Dortmundit dhe lojtari historik i klubit, Matthias Sammer, është “xheloz” për “urin&e...
Sport
23 Tetor 2024, 16:56
ANGLI - E ardhmja e Antony-t duket se nuk shkruhet më te Manchester United. Ndërkombëtari brazilian mund të largohet nga “Djajtë ...
Sport
23 Tetor 2024, 16:40
TIRANE - Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së zhvilloi këtë të mërkurë mbledhjen e radhës në “Shtëpinë e Futboll...
Sport
23 Tetor 2024, 16:29
ANGLI - Pronari grek i Nottingham Forest, Evangelos Marinakis, u pezullua me pesë ndeshje nga Federata Angleze për shkak se kishte “pë...
Sport
23 Tetor 2024, 16:00
ANGLI - Norwich forcon stafin e saj me emërimin në krye të ish-lojtarit të Anglisë, Jack Wilshere. Ish-trajneri 32-vjeçar i Arse...
Sport
23 Tetor 2024, 15:51
ZVICER - E inauguruar këtë vit, formula e re e Champions League me një grup të vetëm, ka përmbysur të gjitha standardet tona....