"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Sport
VIDEO / Belligham bën diferencën tek Reali i Madridit që tek makina, shkon në stërvitje me taxi, ndërsa të tjerët…
Të gjithë u habitën kur përveç gjithë atyre makinave të shtrenjta, para qendrës stërvitore u shfaq edhe një taksi dhe në fillim shumëkush mendoi se ai person kishte gabuar vendndodhjen, por shumë shpejt e kuptuan se kush ishte ulur në sendiljen e pasme.
9 Gusht 2023, 19:53Nga DOSJA
SPANJE - Lojtarët e futbollit që luajnë në nivelin më të lartë fitojnë shuma të mëdha dhe shumica e tyre shpesh kanë një makinë të shtrenjtë. Kështu këtë herë në qendër të vëmendjes kanë qenë lojtarët e Real Madridit pasi njëri prej tifozëve ka filmuar ardhjen e lojtarëve të klubit mbretëror në stërvitje, atje ku është parë imtësi lloji i makinave të përdoruara nga futbollistët.
Me një Bentley erdhi në stërvitje Luka Modric, ndërsa Vinicius Junior mbërriti me një Lamborghini Urus dhe Dani Ceballos drejtoi një Mercedes G class. Mirëpo, të gjithë u habitën kur përveç gjithë atyre makinave të shtrenjta, para qendrës stërvitore u shfaq edhe një taksi dhe në fillim shumëkush mendoi se ai person kishte gabuar vendndodhjen, por shumë shpejt e kuptuan se kush ishte ulur në sendiljen e pasme.
Në stërvitje me taksi ka mbërritur Jude Bellingham, i cili ka gëzuar tifozët e Real Madridit me modestinë e tij dhe ka treguar se nuk e ka problem ta përdorë këtë lloj transporti derisa të mësohet me kryeqytetin e Spanjës.