24 Qershor 2025, 23:09
Nga DOSJA
SHBA - Benfika ka siguruar një vend mes 16 ekipeve më të mira të Botërorit të Klubeve, duke përfunduar në krye të Grupit C dhe lënë pas Bayernin e Mynihut, rivalin direkt për vendin e parë. Portugezët arritën këtë sukses pas një fitoreje minimale 1-0 ndaj gjermanëve, në një përballje vendimtare të zhvilluar në "Bank of America Stadium" në Charlotte.
Goli i vetëm i takimit u realizua në minutën e 13-të nga Schjelderup, pas një asisti të saktë nga Aursnes. Bayerni tentoi të rikthehej në lojë, madje Kimmich shënoi një gol të bukur në minutën e 61-të, por ai u anulua nga sistemi VAR për pozicion jashtë loje. Pavarësisht përpjekjeve të mëvonshme nga Harry Kane dhe Pavlovic, portieri Trubin ishte i pakalueshëm, duke siguruar triumfin për Benfikën. Vlen të përmendet se në këtë ndeshje finale të grupeve për Benficën u aktivizua edhe mbrojtësi kuqezi Adrian Bajrami.
Ndërkohë, sfida tjetër e grupit mes Auckland City dhe Boca Juniors u ndërpre në minutën e 56-të për shkak të motit të keq dhe shkarkesave elektrike. Në momentin e ndërprerjes, rezultati ishte 1-1: një autogol nga Garrow i dha avantazhin Bocas, ndërsa Gray barazoi për Auckland City katër minuta para ndërprerjes.
B.T (Dosja.al)
Sport
24 Qershor 2025, 22:58
FRANCE - Një ngjarje e papritur ka tronditur futbollin francez mbrëmjen e sotme. Klubi gjigant, Olympique Lyon është dënuar me rë...
Sport
24 Qershor 2025, 22:52
SHBA - Pas disa ditësh pasigurie, Neymar dhe Santos kanë arritur një marrëveshje për rinovimin e kontratës deri në fund t&eum...
Sport
24 Qershor 2025, 20:30
SPANJE - Finalja e Ligës së Kombeve 2025 u vendos me penallti, dhe Portugalia ishte më e qetë dhe më me fat atje dhe mori trofeun,...
Sport
24 Qershor 2025, 20:00
SPANJE - Kampionët spanjolë, Barcelona, mund të luajnë ndeshjen e tyre të parë në stadiumin e rinovuar Camp Nou, ...
Sport
24 Qershor 2025, 19:30
SPANJE - Barça ka njoftuar tashmë nënshkrimin e Joan Garcías nga Espanyol dhe Ter Stegen e di se skuadra blaugrana nuk do të mb&eum...
Sport
24 Qershor 2025, 19:00
ANGLI - Alejandro Garnacho ndau një foto në rrjetet sociale duke veshur fanelën e Marcus Rashford me Aston Villan. Sulmuesi anglez u huazua te Vi...
Sport
24 Qershor 2025, 18:30
ARABIA SAUDITE - Shtypi saudit raportoi dje se Al Nassr është në negociata të avancuara me Manchester United për nënshkrimin e Cas...
Sport
24 Qershor 2025, 18:00
SPANJE - Marc Márquez bëri histori në ditën e fundit të Kampionatit Botëror MotoGP.
Kampioni i tetë h...
Sport
24 Qershor 2025, 17:30
SPANJE - Një skenë surreale dhe veçanërisht e sikletshme ka lulëzuar në mediat sociale në orët e fundit:
Lamine Yamal...
Sport
24 Qershor 2025, 17:00
SHBA - Qetësia e Fluminense në këtë Kupë Bote për Klube është tronditur ditët e fundit nga një situatë di...