Protesta më e madhe e paralajmëruar/ Me thirrjet 'Shqipëri e re', nis protesta e 7-të në sheshin “Skënderbej" kundër projektit të Zvërnecit
Sot protesta më e madhe e paralajmëruar, nis grumbullimi i madh në sheshin “Skënderbej" 6 Qershor, 17:57 ...
Sot protesta më e madhe e paralajmëruar, nis grumbullimi i madh në sheshin “Skënderbej" 6 Qershor, 17:57 ...
VIDEO/ Çështja e Zvërnecit/ Qindra qytetarë mblidhen në Londër: Rama në burg, Berisha në burg, mos dal...
Berisha: Këshilli Kombëtar i PD thirrjet javën që vjen. Nuk do të rivalizojmë me protestë, por do bëjm&e...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
Volejbollistes së Dinamos i është kërkuar të bëjë testin gjinisë: “Vendimi më i rëndë në jetën time”

TIRANE - Nuk kishte ndodhur ndonjëherë më parë që në sportin shqiptar, qoftë edhe sportistë të huaj, të diskutohej, dyshohej, t’i kërkohej e jo më të pezullohej për mungesë të testit të gjinisë.
Por këtë herë është volejbolli i femrave, braziliania e Dinamos, Nayara Ferreira, që është dyshuar dhe i është kërkuar të vërtetojë gjininë e saj femërore nëpërmjet analizës së gjakut.
Dyshimet? Thjesht biseda korridoresh. Dhe kaq ka mjaftuar që sportistja braziliane, përveçse të izolohet në shtëpi prej më shumë se një jave, të pësojë një shok psikologjik që na u desh shumë kohë për ta vënë nën kontroll, që ajo të bënte këtë rrëfim ekskluziv për Top Channel.
“Do të flas portugalisht, sepse është më e lehtë për mua të shpreh atë që ndiej dhe gjithçka që po ndodh. Kjo është një situatë shumë e vështirë për mua. Është hera e parë që përjetoj diçka të tillë në gjithë karrierën time. Luaj volejboll që nga mosha 12-vjeçare”, thotë Ferreira.
Nayara ka luajtur për rreth 15 vite në disa shtete europiane dhe jo vetëm, si Finlanda, Spanja, Portugalia, Republika Çeke, gjithashtu në Arabi Saudite, duke mos përmendur fillimet e karrierës së saj në Brazil. Që nga fëmijëria. Kjo është një ndeshje fëmijësh 17 vjet më parë, kur Nayara ishte rreth 15 vjeçe, duke luajtur në kampionatin vendas.
Një pamje e patransmetuar më parë, por pamja fizike të paktën, kështu nga larg, flet vetë. Themi pamja e jashtme, pasi dyshimet që kanë çuar klubet e Vllaznisë dhe Pogradecit kanë qenë të tilla, ose të paktën nuk i është shfaqur asnjë dokument mjekësor, profesional, sportistes së Dinamos, kur ka pyetur se kush e ka kërkuar apo mbi ç’bazë është kërkuar.
“Ajo që po ndodh tani me mua është diskriminim. Nuk e pranoj këtë. Nuk më kanë kthyer përgjigje dhe nuk më kanë dhënë asnjë arsye ligjore pse e bënë këtë. Ata thjesht e bënë. Kur pyeta një zyrtar të federatës – nuk e di as kush ishte – më tha se “është dokument privat dhe nuk mund të ta tregoj”.
I thashë: “Ah, qenka private? Çfarë është private për ty në lidhje me jetën time? Pse?” Kështu ndihem unë tani. Nuk kam fjalë ta përshkruaj”, shton volejbollistja.
Izolimi, stresi, presioni, diskriminimi – do t’u kthehet të gjithëve atyre që po ma bëjnë, thotë më tej Nayara në intervistën e plotë, të cilën do të keni mundësinë ta ndiqni mbrëmjen e sotme në emisionin Top Story, ku sportistja braziliane rrëfen shumëçka rreth gjendjes aktuale dhe asaj që e pret në ditët në vijim.
B.T (Dosja.al)
SPANJE - Fitorja e ‘El Clasicos’ jo vetëm që ia ngriti moralin Real Madridit, por gjithashtu e rriti epërsinë e tyre në k...
ANGLI - Kriza e Liverpoolit, e cila ka parë katër humbje radhazi në ligë, ka tërhequr kritika të ashpra nga rivali legjenda...
RUSI - UEFA ua ka besuar Italisë dhe Turqisë organizimin e ‘Euro 2032’, por shqetësimet për përkeqësimin e s...
ZVICER – Janë nominuar 26 futbollistë për njëmbëdhjetëshen më të mirë të vitit nga Federata Ndërkom...
ANGLI - Vítor Pereira u sfidua nga tifozët e Wolves për herë të parë. "Do të shkarkohesh nesër në mëngjes", ...
SPANJE - Xabi Alonso do të jetë ai që do të vendosë nëse do ta ndëshkojë apo jo Vinicius për q&eum...
SHBA - Cristiano Ronaldo vazhdon t’i afrohet gjithnjë e më shumë objektivit të tij të përjetshëm për t&rsqu...
TURQI - Federata Turke e Futbollit tha të hënën se po hetonte më shumë se 150 gjyqtarë në ligat profesionale, të cil&e...
ANGLI - Skuadra e Championship, Sheffield Wednesday, ka marrë disa oferta për blerje, pasi ish-pronari Dejphon Chansiri e shpall...
SPANJE - Më në fund, disa lajme të mira mjekësore për Barcelonën. Të gjitha shenjat janë se Robert Lewa...