“Sulmet kibernetike janë një problem madhor, me të cilat është përballur vendi"/ Rama: Dezinformimi krijoi m...
Sport
VIDEO / Broja rikthehet në aksion, i papërmbajtshëm përballë Arsenalit!
Ndalet edhe Liverpooli, që mori vetëm një pikë ndaj Fulhamit në Anfield me rezultatin përfundimtar 2-2.
14 Dhjetor 2024, 21:28Nga DOSJA
ANGLI - Armando Broja luajti për rreth gjysmë ore lojë në ndeshjes e kësaj të shtunë mes Arsenalit dhe Evertonit, ndeshje e zhvilluar në Emirates dhe që përfundoi me rrjeta të paprekura. Ishte minuta e 66-të kur Broja u hodh në fushë në vend të Calvert-Lewin, në rolin e sulmuesit të parë.
Sulmuesi kuqezi dha shenja se po arrin formën e duhur fizike me disa sprinte të shkurtra dhe goditje të lira të fituara, duke i dhënë frymëmarrje ekipit të tij.
Ndalet edhe Liverpooli, që mori vetëm një pikë ndaj Fulhamit në Anfield me rezultatin përfundimtar 2-2. Vendësit u gjendën në disavantazh në minutën e 11-të falë golit të Pereiras e vetëm pesë minuta më vonë Robertson u ndëshkua me karton të kuqë duke vështirësuar gjithçka për ekipin e drejtuar nga Arne Slot.
Në fillim të pjesës së parë barazoi rezultatin holandezi Gakpo, por Fulhami mori për herë të dytë epërsinë falë golit të Muniz në të 76-tën. Edhe pse në inferioritet numerik, Liverpooli shmangu humbjen me golin e Diogo Jotas katër minuta para përfundimit të kohës së rregullt, për rezultatin përfundimtar 2-2. Liverpooli vazhdon të kryesojë Premier League-n me 36 pikë, i ndjekur nga Chelsea (31) e Arsenali (30).