"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Sport
VIDEO/ Flamurtari i Morieros arrin fitoren e dytë, Bylisi ishte "viktima" e radhës!...
Kështu, kuqezinjtë “zhysin” Tiranën në vendin e fundit dhe ngjiten në të 9-tin, me 8 pikë. Në krahun tjetër, me 12 pikë të grumbulluara, Bylis mban vendin e 6-të në tabelë.
7 Nëntor 2025, 20:09Nga DOSJA
VLORE - Flamurtari ka arritur të marrë tri pikët përballë Bylisit me një fitore 1-0 në javën e 11-të të “Abissnet Superiores”.
Në pjesën e parë skuadra vlonjate u shfaq më kërkuese dhe mund të kishte shënuar pas gjysmë ore lojë, por Oshafi e më pas Murataj u treguan të pasaktë në tentativën e tyre. Nga ana e tyre ballshiotët menduan më shumë për fazën mbrojtëse, bënë shumë pak për të shqetësuar seriozisht portën vlonjate.
Në pjesën e dytë, pas disa minutash të qeta, Flamurtari arrin të gjejë rrugën e rrjetës. Pas goditjes së Trashit që u ndal nga shtylla dhe pas rrëmujës së krijuar në zonën ballshiote, Maksuti në minutën e 63-të përfiton dhe godet saktësisht, 1-0.
Reagimi i Bylisit është i vakët, ndërsa vlonjatët i afrohen golit të dytë me anë të Markut, por traversa i ka ardhur në ndihmë portierit Vashu.
Sfida mbyllet me fitoren 1-0 të vlonjatëve. Një fitore shprese që i ngjit në kuotën e 8 pikëve, në vendin e 9-të. Bylisi mbetet në kuotën e 12 pikëve në vend ë 6-të.