Berisha: I bëj thirrje Prokurorit Publike të BE, por edhe Interpolit dhe Eurojust që të nisin hetimet për Ramën q&...
Sport
VIDEO / Gjeorgjia ishte e bukur deri këtu, Spanja e përmbys dhe kualifikohet!
Iberikët fitojnë me shifrat 4-1 dhe kalojnë në çerekfinale ku e pret Gjermania
30 Qershor 2024, 22:57Nga DOSJA
GJERMANI – Spanja kalon me një poker Gjeorgjinë, në përballjen e tyre të fazes së 1/8-ave, nhjë takim që u zhvillua në Këln.
Që në minutat e para iberikët mbyllën në portë Gjeorgjinë në gjysmëfushën dhe zonën e tyre, por ishin pikërisht gjeorgjianët, edhe pse me një autofgol, që zhbllokuan ndeshjen. Në minutën e 18-të një krosim në zonën e Spanjës për Kvarashkelian, devijohet në portë nga Lë Normand, mbrojtësi spanjoll.
Më pas ndeshja vazhdoi me të njëjtën formë kur të gjitha forcat e ekipit të De La Fuentes u përqendruan sërish pranë zones së rreptësisë së Gjeorgjisë deri kur në minutën e 39-të Rodri shënoi golin e barazimit me një goditje nga jashtë zones arriti të mposhtë portierin kundërshtarë.
Me këto shifra 1-1 të dyja skuadrat mbyllën pjesën e pare, duke lënë gjithçka të hapur për kualifikimin për pjesën e dytë.
Por nuk pati asnjë histori në pjesën e dytë pasi Spanja arriti ta lodh kundështarin e më pas të bëjë çfarë të dojë me të duke i shënuar 3 gola të tjerë. Përmbysja filloi me golimn e avantazhit Ruiz pak pas startimit të 45 minutave të dyta.
Më pas Williams shënoi një supergol në mimutën e 75-të
Ndërkohë që Olmo i dha goditjen e fundit gjeorgjianëve në minutën e 83-të që ishte edhe goli i katërt për Iberikët.
Me këtë kualifikim për në çerekfinale, për spanjollët fillojnë përballje të një tjetër niveli si ajo me Gjermaninë në fazën tjetër.