"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Sport
VIDEO/ Icardi ‘shpëtimtari’ i Galatasarayt, golin e dytë e feston me “shqiponjën”...
Mirëpo, ajo që “rrëmbeu” vëmendjen ishte mënyra e festimit të golit të dytë të Icardit, i cili pas goditjes me kokë, e dërgoi topin në rrjetë dhe shkoi drejt kamerave, ku bëri shqiponjën dy-krenare, një simbol aq të dashur për shqiptarët.
1 Shkurt 2023, 22:32Nga DOSJA
TURQI - Galatasaray në Stamboll po vazhdon me hapa të sigurtë drejt titullit kampion në Superligën turke këtë sezon. Sot, verdhekuqtë kanë arritur të sigurojë një tjetër 3-pikësh të artë, teksa ka fituar 3-2, me përmbysje ndaj Umraniyesporit.
Pjesa e pare u mbyll 1-2 për miqtë, ku golin e vetëm për Galatasarayn e shënoi Bardakci (32’). Por pjesa e dytë ishte histori tjetër. Për fitoren e kryesuesve të kampionatit do të mendonte argjentinasi Mauro Icardi, i cili me dopiedën e realizuar në minutat 60 dhe 83, siguroi fitoren 3-2 për Galatasarayn në ‘Nef Stadium’.
Mirëpo, ajo që “rrëmbeu” vëmendjen e golave dhe rezultatit ishte mënyra e festimit të golit të dytë dhe atij vendimtar nga Icardi, i cili pas goditjes me kokë e dërgoi topin në rrjetë dhe shkoi drejt kamerave, ku bëri shqiponjën dy-krenare, një simbol aq të dashur për shqiptarët.