27 Prill 2025, 17:25
Nga DOSJA
ITALI - Dështimi është bërë një shoqërues i ngushtë për Interin e Simone Inzaghit. Pas humbjeve të dhimbshme në kampionat ndaj Bologna-s dhe në Kupën e Italisë ndaj Milanit, zikaltrit humbin sërish, këtë herë në një ndeshje dramatike ndaj Romës në javën e 34-t të Serie A. Skuadra e inzaghit u mund 1-0 në ‘San Siro’ dhe ky është një rezultat që mund të ketë pasoja shumë të mëdha, duke i dhënë mundësi Napolit të bëjë një hap të rëndësishëm drejt titullit.
Në një ndeshje të tensionuar, Roma shfrytëzoi çdo mundësi për të kapur Interin në shpejtësi dhe për të goditur pikërisht në momentet kyçe. Pjesa e parë filloi me një goditje të fuqishme nga Soulé, i cili shënoi në minutën e 22-të për të hapur llogaritë. Më pas, dy mundësi të shkëlqyera nga Cristante dhe Shomurodov, që shpërdoruan shansin për të dyfishuar epërsinë dhe për të mbyllur ndeshjen që po merrte forma të padurueshme për Interin.
Megjithatë, Interi kishte një reagim të fuqishëm në pjesën e dytë. Me gjithë presionin, dhe një ofensivë të pandalshme, skuadra e Inzaghit u mundua të shënonte, por takoi një mur të fortë me mbrojtjen e Romës, që qëndroi e palëkundur. Verdhekuqtë patëm mundësi të tjera të shkëlqyera të shënonin në kundërsulm. Pellegrini, Pisilli dhe Dovbyk, të tre ata mund të kishin shënuar golin e sigurisë, por e humbën mundësinë, duke mbajtur tensionin të lartë deri në minutat e fundit.
Në fund, vendësit kërkuan një penallti për një tërheqje ndaj Bisseck në zonë, por kërkesa e tyre u refuzua. Me këtë fitore, Roma e Ranierit ngjitet në 60 pikë dhe qëndron fort në garën për një vend në Ligën e Kampionëve.
B.T (Dosja.al)
Sport
27 Prill 2025, 16:54
FRANCE - Larissa Ferrari, avokate 28-vjeçare, ka përsëritur akuzat ndaj futbollistit francez Dimitri Payet, aktualisht te Vasco da Gama. Ajo e ...
Sport
27 Prill 2025, 16:07
SPANJE - Lojtarët dhe stafi trajner i Blaugranas janë kthyer nga Sevilja për të shijuar një pushim të merituar përpara se t&e...
Sport
27 Prill 2025, 15:43
SHBA - Fanella e Kobi Brajant, të cilën legjenda e NBA-së e mbajti veshur në debutimin e tij me Los Angeles Lakers në vitin 1996, ë...
Sport
27 Prill 2025, 15:30
GJERMANI - Me festën e Bayern Munichut të shtyrë vetëm me një javë, vëmendja në Bundesligë këtë të d...
Sport
27 Prill 2025, 15:10
ÇEKI - Indrit Tuci është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Sparta e Pragës B po luan në shtëpi përb...
Sport
27 Prill 2025, 15:15
KOSOVE - Vetëm pak javë më parë, në media u përfol për një lidhje të re romantike mes yllit të Kombëtares...
Sport
27 Prill 2025, 15:08
TURQI - Rey Manaj ka qenë sërish protagonist në Superligën turke. Shqiptari realizoi ndaj Antalyaspor, në ndeshjen e vlefshme për ...
Sport
27 Prill 2025, 15:00
SPANJE - Iñigo Martínez është një futbollist që nuk i kursen kurrë fjalët dhe nuk i shmanget temave më t&e...
Sport
27 Prill 2025, 14:55
ITALI - Fitorja në derbi ndaj Interit, duket se i ka dhënë zemër Milanit. Kuqezinjtë u rikthyen te suksesi në kampionat, pasi mpos...
Sport
27 Prill 2025, 14:48
ANGLI - Dita më në fund erdhi. Arne Slot dhe Liverpool kanë nevojë për vetëm një pikë nga ndeshja e tyre e sotme në...