"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Sport
VIDEO / Klopp e mbyll me fitore dhe i thotë lamtumirë Liverpool-it!
“Jurgen you never walk alone”, që në shqip përkthehet “Jurgen ju kurrë nuk do jeni vetëm”, si dhe u duartrokit gjatë gjithë kohës në ndeshjen e fundit të gjermanit në krye të Liverpool.
19 Maj 2024, 19:42Nga DOSJA
ANGLI - Jurgen Klopp mbylli eksperiencën e tij 8-vjeçare në krye të Liverpool-it këtë të dielë. Skuadra e trajnerit gjerman e mbylli sezonin e Premier League me fitoren 2-0 ndaj Wolves, ndërsa u rendit në përfundim të edicionit futbollistik 2023-2024 në vend të tretë me 82 pikë.
Në minutën e 28’ Semedo u ndëshkua me karton të kuq dhe i la miqtë me dhjetë lojtarë. Superioriteti numerik u shfrytëzua nga vendasit, të cilët zhbllokuan takimin në minutën e 34’ falë Mac Allister.
Teksa në minutën e 40’ Quansah dyfishoi avantazhin për skuadrën e Jurgen Klopp si dhe vulosi këtë takim, pasi pjesa e dytë nuk solli gola të tjerë.
Kështu Liverpool e mbyll sezonin në vend të tretë me 82 pikë, teksa Wolves në vend të 14-të me 46 pikë.
Ndërsa vlen të theksohet që tifozët e “The Reds” realizuan një super performancë para nisjes së takimit, e gjitha e dedikuar për trajnerin Jurgen Klopp, duke shkruar “Jurgen you never walk alone”, që në shqip përkthehet “Jurgen ju kurrë nuk do jeni vetëm”, si dhe u duartrokit gjatë gjithë kohës në ndeshjen e fundit të gjermanit në krye të Liverpool.