"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Sport
Kombëtarja shqiptare kuqezi, ndryshon ‘look’ para “Euro 2024”… Shikoni videon
Imazhi i kuqezinjve është kuruar sërish nga atelier “Altin Mici” për Europianin “Gjermani 2024”
5 Qershor 2024, 14:37Nga DOSJA
AUSTRI - Kombëtarja shqiptare ka vijuar me fazën përgatitore në Austri në prag të Euro 2024 teksa skuadra të martën ka zhvilluar një seancë të lehtë stërvitore me lojtarët që nuk u aktivizuan ose luajtën pak minuta në miqësoren ndaj Lihteshtejnit. I gjithë grupi është në gjendje të mirë dhe nuk ka probleme fizike për asnjë lojtar.
Sakaq, këtë të martë kuqezinjtë kanë realizuar edhe fotot zyrtare para finaleve të Euro 2024. Kombëtarja shqiptare, ashtu si edhe në “Euro 2016”, edhe këtë herë do të vishet me kostumet e atelier “Altin Mici”, që kuron imazhin e kuqezinjve dhe ka realizuar një set veshjesh speciale për ekipin dhe të gjithë stafin kuqezi.
Gjithashtu, në qendrën stërvitore të Kombëtares në Austri u zhvillua edhe ceremonia e nënshkrimit të bashkëpunimit të ri mes Federatës Shqiptare të Futbollit dhe atelier “Altin Mici”, me presidentin e FSHF-së, Armand Duka, dhe Altin Micin, të cilët firmosën rinovimin e marrëveshjes mes palëve.
Në një prononcim për Fshf.org, presidenti Duka theksoi se bashkëpunimi me atelier Altin Mici ka qenë me fat dhe shprehu kënaqësinë që kjo atelier do të kurojë edhe në vazhdimësi imazhin e Kombëtares shqiptare.
Ndërsa, stilisti Altin Mici theksoi krenarinë për mundësinë e vazhdimit të bashkëpunimit dhe shprehu dëshirën që të jetë sa më i suksesshëm edhe në të ardhmen.