Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët
21 Korrik, 16:20
...
Sport
VIDEO/ Man.City befason Bayern Munich me supergolin e Rodrit, pas Bernardo Silvës, 'përbindëshi' Haaland jep goditjen 'KO'!...
Ndeshja e parë çerekfinale mes "Qytetarëve" dhe bavarezëve dhuron spektakël në "Etihad Stadium"
11 Prill 2023, 22:25Nga DOSJA
ANGLI - Manchester City e kanë mbyllur në avantazhin e ngushtë 1-0 pjesën e parë, me djemtë e Pep Guardiolas që iu “falën” një goli spektakolar të mesfushorit Rodri, me këtë të fundit që mposhti portierin Yann Sommer me një goditje potente nga distanca në minutën e 27-të të sfidës.
Vetëm 7 minuta më vonë, në protagonist u kthyer zvicerani i portës së bavarezëve, Yann Sommer, i cili i mohoi një gol “të sigurtë” mesfushorit gjerman të “Qytetarëve”, Ilkay Gundogan.
Pas një gabimi të Upamecanos, vjen ehe goli i dytë i Manchester Cityt. Krosimin e Haaland nga e majta, Bernardo Silva me kokë e dërgon në portën e bavarezëve, duke realizuar golin e dytë, 2-0. Ishte minuta e 70-të e ndeshjes.
Nuk mund të mungonte në listën e golashënuesëve ‘përbindëshi’ Haaland. Norvegjezi në këtë superndeshje të Cityt vulos shifrat e rezultatit në 3-0, duke i dhënë një goditje ‘KO’ Bayernit të Munichut, i cili nuk po arrin të ndalojë furinë dhe etjen e skuadrës së Guardiolës për të kaluar e siguruar gjysmëfinalen që në takimin e parë.
Me shifrat 3-0 u mbyll ky takim i parë çerekfinal mes Manchester Cityt dhe Bayern Munichut. Shifra këto që i çojnë me një këmbë në gjysmëfinale "Qytetarët" dhe të sigurtë për në ndeshjen e kthimit.