"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Sport
VIDEO / Manchester City ia del për herë të parë në histori, fiton Champions League e ëndërruar!
Skuadra e Pep Guardiolës arrin të mund 1-0 Interin në finale e madhe të Stambollit, duke plotësuar tripletën e trofeve sezonalë
10 Qershor 2023, 22:54Nga DOSJA
TURQI - Manchester City ia del mbanë të realizojë ëndërrën e tij për të fituar për herë të parë trofeun më të madh për klube, atë të Champions League në finale e saj të dytë, duke mundur minimalisht 1-0 Interin në finale.
Në ndeshjen e madhe të Stambollit, të luajtur në stadiumin “Ataturk”, nuk ishte asgjë siç ishte parashikuar për një supermaci të skuadrës së Guardiolës. Ata kontrolluan ndeshjen në mbajtje topi dhe krijuan më tepër raste, por Interi rezistoi mjaft mirë. Goli i minutës së 68-të nga Rodri hapi lojën për të dyja skuadrat, të cilat krijuan më shumë, madje Interi në një rast u ndalua edhe nga traversa, duke qenë e pafat.
Megjithatë në fund këtë here fitoi skuadra më e mirë edhe në letër, pasi ka zhvilluar edhe një sezon fantastik, duke plotësuar kështu edhe tripletën e famshme të tre trofeve pas atij të Premier League, FA Cup dhe më në fund Champions League.