LIVE UPDATES
Sport

VIDEO / Newcastle turpëron me poker Manchester United!

Manchester United, tashmë në një proces rindërtimi të dhimbshëm nën drejtimin e Ruben Amorim, u përball me një tjetër zhgënjim.

13 Prill 2025, 22:03 Nga DOSJA
VIDEO / Newcastle turpëron me poker Manchester United!

ANGLI - Newcastle United vazhdoi ecurinë mbresëlënëse në Premier League duke mposhtur me rezultatin bindës 4-1 Manchester United në "St. James' Park", një fitore që jo vetëm i ngjiti “Magpies” në vendin e katërt të renditjes, por edhe u siguroi atyre 'dopietën' e parë sezonale ndaj “Djajve të Kuq” që nga sezoni 1930/31.

Manchester United, tashmë në një proces rindërtimi të dhimbshëm nën drejtimin e Ruben Amorim, u përball me një tjetër zhgënjim. Portieri André Onana u la në stol pas gabimeve të së enjtes në Ligën e Europës dhe debutimin në kampionat e mori Altay Bayındır, i cili e pa topin në rrjetë që në minutat e para – edhe pse goli i Joelinton u anulua për pozicion jashtë loje. Por Newcastle nuk u ndal dhe gjeti golin e parë në minutën e 24-t: një aksion i shkëlqyer që nisi me një pasim të bukur të Trippier për Isak, i cili asistoi me finesë për Sandro Tonalin dhe italiani realizoi me një goditje fantastike me të djathtën.

Edhe pse Newcastle vazhdoi të krijonte raste me Tonalin dhe Isak, mysafirët barazuan me anë të Alejandro Garnacho-s, pas një depërtimi të bukur të Dalot dhe një finalizimi të ftohtë nga argjentinasi.

Në pjesën e dytë, Newcastle reagoi menjëherë. Një krosim i Livramentos përshkoi gjithë zonën dhe përfundoi te Jacob Murphy, i cili asistoi për Harvey Barnes që e çoi rezultatin në 2-1. Situata u përkeqësua për United kur Joshua Zirkzee u detyrua të largohej nga fusha për shkak të një dëmtimi në kofshë. 

Por çdo shpresë për rikthim u shua plotësisht kur Barnes, me një aksion individual, i rrëmbeu topin Mazraoui-t dhe goditi fuqishëm për golin e tretë – duke u bërë lojtari i dytë i Newcastle që shënon dopietë ndaj United në epokën e Premier League, pas Alan Shearer. Gabimet në portë vazhduan, kësaj here me Bayındır, i cili bëri një pasim të gabuar drejt Joelintonit, që e devijoi topin për Bruno Guimarães, i cili vulosi rezultatin përfundimtar 4-1.

Kjo ishte fitorja e gjashtë radhazi në të gjitha kompeticionet për skuadrën e Eddie Howe, që po ecën me hapa të sigurt drejt rikthimit në UEFA Champions League. Ndërkohë, për Manchester United ky është sezoni më i dobët ndonjëherë në epokën e Premier League, me maksimumi 56 pikë të mundshme edhe nëse fitojnë të gjashtë ndeshjet e mbetura – dy më pak se rekordi negativ i sezonit 2021/22.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

35-vjetori i PS në Vlorë, Rama: Investimi është bekim jo vetëm i Vlorës, por i gjithë Shqipërisë

35-vjetori i PS në Vlorë, Rama: Investimi është bekim jo vetëm i Vlorës, por i gjithë Shqipërisë

Protestuesit marshojnë rrugëve pas protestës para kryeministrisë, godasin me shishe ekranin

Rama për gazetarin italian: Unë i gjunjëzohem vetëm Giorgia Melonit

“Po kur thonë 5 kushte”/ Rama ironizon protestuesit: Nëse jap dorëheqjen, si do i bëj të tjerat?

E reja bën thirrje kundër Ramës, punonjësit e sigurisë e largojnë me forcë

"Anulo projektin"/E reja shtatzënë në protestë:Jam këtu për vajzën time dhe të ardhmen ne Shqipërisë

Protestuesi shpërthen para kryeministrisë: Berisha dhe Rama të hapin veshët dhe të dëgjojnë

Protesta para Kryeministrisë, Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

Rama thirrje protestuesve: Jo 5 mijë veta, por 500 mijë të dalin në shesh nuk mjaftojnë

Rama në Vlorë: Fajtorin e gjen prokuroria dhe gjykata, qeveria e ka të ndaluar këtë punë

Rama- qytetarit në Vlorë: Gati jam të shaj gjykatën, por më prish punë me Europën

Tension në Vlorë/Punonjësit e sigurisë i grisin pankartën, qytetarja shpërthen në lot:Nuk bëra asgje

Rama në Zvërnec: Brunës i thash nuk dua njerëz nga Vlora, por s'kam frikë të përballem

"Prona nuk është kthyer"/Rama përplaset me banorin e Zvërnecit:Me kë po flet? Të mos bëjmë debat kot

Rama nga Vlora: Shqipëria shitet apo nuk shitet e vendosin pronarët, jo qeveritë apo protestuesit

Humb një fëmijë në mes të turmës, mobilizohen gjithë protestuesit për ta gjetur

Nesër njoftohen 2 protesta: Në 10:00 në Zvërnec, në 18:00 në Tiranë#dosja #protesta

Rama batuta me qytetarin: Edhe kjo me duhet që t'më dali nami se shoh njerëzit nga pantollonat

“Ajo që the me vrau"/ Banori i Zvërnecit i drejtohet Ramës: Kam 35 vite që luftoj

Kur do të anëtarësohet Shqipëria? Rama: S’parashikohet Zoti, seksi dhe BE-ja

Rama flet nga Mali i Zi për Zvërnecin: Nuk ka projekt ende, por kjo është dhuratë për Shqipërinë

Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama

Berisha: Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk marrim pjesë

Ngushëllimet/ Berisha: Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore

Vrasja e Enea Mekollit/ Berisha: Do hetojë edhe Komisioni i Sigurisë...

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre