LIVE UPDATES
Sport

VIDEO/ Olsi Rama rrëfen për herë të parë ngjarjen e Beogradit: “Edi nuk e dinte që do shkoja, policia serbe mendoi se unë kisha…

Për herë të parë pas incidentit të turpshëm 11 vite më parë në Beograd në ndeshjes Serbi-Shqipëri, Olsi Rama ka rrëfyer në “Exclusive” në Top Channel gjithë çfarë ndodhi në Beograd.

29 Shtator 2025, 11:22 Nga DOSJA

VIDEO/ Olsi Rama rrëfen për herë të parë ngjarjen e

TIRANE - Olsi Rama ishte pikërisht në atë incident të rëndë, teksa thotë se kur i kthehet kujtesës, duket si një film.

“Është pak si film kur e kujton në retrospektivë, dy ditë të çuditshme të jetës, sepse vajtja ime në Beograd ishte një dëshire duke qenë se në atë ndeshje nuk kishte tifozë dhe nuk lejoheshin. Mbase po të lejoheshin, nuk do ta kisha kaq të madhe këtë shtytjen për të vajtur.

Mbaj mend në atë kohë kur flisnim me miqtë dhe i thonim a do vini, na thonin “ç’a duam ne atje, do të jetë luftë”, unë nuk e kisha këtë perspektivën e idesë së luftës pavarësisht se e kisha idenë që mund të shkonte situata deri në një lloj situate konfliktuale, por jo aq ekstreme”, rrëfen ai për gazetarin e Top Channel Endi Tufa.

“Ajo që më bëri përshtypje ishte më tepër situata përpara ndeshjes, pasi nuk e kisha parë në asnjë stadium. Kam qenë edhe në derbit e famshëm të Tiranës, të Milanos, të Athinës nuk kam parë një situatë aq antagoniste, një stadium të tërë që të ishte aq shumë i acaruar emocionalisht.

Kur shkon në një ndeshje të tillë ka një pjesë të ultrasve që kanë një axhendë të tyren, një pjesë tjetër që  janë atë më neutralët që çohen të thonë “po boll se kemi ardhur të shohim ndeshjen”. Në Beograd kjo nuk ekzistonte, ishte një stadium i tërë që kishte një ngarkesë energjie emocionale të karikuar në mënyrë antagoniste”, u shpreh Rama.

“Skuadrat ishin të rreshtuara përballë nesh dhe në një moment tek himni shqiptar u çova për të kënduar në shenjë mbështetjeje për ekipin. Unë kam qenë sportist, kam luajtur me kombëtaren dhe asnjëherë nuk kam e kënduar himnin, sepse them që s’di të këndoj. 

Ndërkohë, thirrjet ishin aq të zhurmshme sa që nuk dëgjohej asgjë edhe pse i kishim afër. Kur erdhi radha e himnit të tyre u ula në shenjë proteste dhe kur u ula ndjeva që kisha një kontraktim nga krahu i majtë. E gjithë ajo atmosferë më kishte kontraktuar e ndikuar sepse ishte diçka e pa jetuar më parë.

Në atë ndeshje nuk lejoheshin simbolet kombëtare dhe unë vesha një bluzë të kuqe Ferrari që kisha, ndërkohë që aty me të kuqe luante Serbia. Unë nuk e kisha këtë informacion, por sigurisht e kuqja ime ishte për Shqipërinë. Në një moment kur ekipi ynë krijoi një situatë për gol ne bërtitëm, pak çaste më vonë ishte Mavraj që krijoi një rast tjetër dhe ne bërtitëm edhe më shumë.

Atë moment u kthyen tifozët nga ne pasi ra stadiumi në qetësi. Aty pati një moment tensioni pasi një person nga poshtë na shau edhe në shqip dhe ne sigurisht nuk mund të lejonim që të na shanin, sidomos nga familja.  Reaguam brenda normales.

Por i gjithë stadiumi ishte kthyer nga ne përpara së te futej droni dhe aty ndërhyri policia që na nxori nga tribuna në korridor. Unë dronin e pashë nga dera e hapur e lozhës, sepse isha në korridor dhe dola më pas në dritare. Kisha një aparat që fotografoja dhe filmoja, dhe ai ishte molla e sherrit sepse menduan që “ky kishte telekomandën e dronit”, kujton ai.

“Edi nuk e dinte fare që unë do shkoja në Beograd. Për arsye të imazhit duhej dhe një përgjigje nga ana ime për të thënë që nuk e kam bërë unë këtë gjë (dronin). Unë vetë besoj që pasaporta amerikane ka qenë një faktor për t’i stepur pak ata. Edhe atëherë në Beograd situata nuk ka qenë e qetë pasi ka pasur protesta. Është një ngjarje në jetë që mbahet mend”. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para