Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, humb jetën 1 person, plagoset një tjetër
22 Korrik, 16:59
A...
Sport
VIDEO/ Show në Monumental… River Plate mposht Bocan para 85 mijë tifozëve…
River Plate mposht 2-1 Boca Juniors në Superclasicon e Argjentinës
28 Prill 2025, 15:30Nga DOSJA
ARGJENTINE - Pas El Clasicos në Evropë mes Barcelonës dhe Real Madridit, radha ka qenë për një spektakël tjetër në ‘superclasicon’ e Argjentinës, ku River Plate ka qenë mikpritës i Boca Juniors.
Ka qenë një rekord i tifozëve në Estadio Monumental, ku 85.018 spektaktorë ishin të pranishëm dhe kanë mbetur të kënaqur, pasi River Plate ka triumfuar 2-1 ndaj Boca Juniors.
River Plate kaloi në epërsi në mes të pjesës së parë me një goditje dënimi mahnitëse nga 17-vjeçari Franco Mastantuono, i cili shënoi nga 30 metra në këndin e sipërm. Mesfushori i ri tashmë është i lidhur me klubet më të mira evropiane pas paraqitjeve spektakolare me fanelën e Riverit.
Boca barazoi falë një gabimi të Pezzella, ai humbi topin dhe lejoi Merentiel të dilte një me një me portierin. Sebastian Driussi i River Plates i dha fitoren ekipit të tij, duke shënuar pas dy përpjekjeve për të mposhtur portierin Marchesin.
Nuk u shënua asnjë në pjesën e dytë, kështu që River Plate fitoi Superclasico. ‘Los Millonarios’ u ngjit në vendin e tretë në Grupin B, ndërsa Boca Juniors mbetet në krye të Grupit A pavarësisht humbjes.