Berisha: I bëj thirrje Prokurorit Publike të BE, por edhe Interpolit dhe Eurojust që të nisin hetimet për Ramën q&...
Sport
Wanda Nara tregon padashje bisedat me Icardin: “Je princesha ime…" (FOTO)
Pas largimit nga Mauro Icardi, ajo zyrtarizoi lidhjen me reperin L-Gante.
11 Nëntor 2024, 17:05Nga DOSJA
TURQI - Wanda Nara pas largimit nga Mauro Icardi zyrtarizoi lidhjen me reperin L-Gante. Pavarësisht kësaj, ish-sulmuesi i Interit ka kërkuar një afrim siç e ka treguar edhe biseda e treguar gabimisht nga showgirl-i në Instagram.
Duke shkëmbyer një mesazh me Icardin, me të cilin foli për dëmtimin e rëndë që ka pësuar së fundmi, lexojmë këto fjalë të shkruara nga Maurito: “Po jua them sërish, e dua të gjithë këtë bashkë me gruan e jetës sime, bashkë me gruan që dua më shumë se çdo gjë tjetër në këtë botë, ti je dobësia ime, ti je princesha ime e bukur që e dua dhe siç i kam premtuar gjyshes tënde në ditën e dasmës, do të kujdesem për ty përgjithmonë...”