13 Dhjetor 2024, 21:38
Nga DOSJA

TIRANE - Shqipëria njohu sot kundërshtarët që do të ketë përballë në kualifikueset e Botërorit 2026. Kuqezinjtë do të përballen me Anglinë, Serbinë, Letoninë dhe Andorrën, teksa UEFA ka publikuar edhe kalendarin e plotë të Shqipërisë në këtë kompeticion. Kuqezinjtë do ta nisin rrugëtimin në transfertë ndaj Anglisë. Ndeshja e parë është planifikuar të luhet më 21 mars 2025, në orën 20:45.
Pas 3 ditësh, më 24 mars, Shqipëria do të luajë ndeshjen e parë në shtëpi ndaj Andorrës, në orën 20:45. Dy ndeshjet e radhës janë në qershor 2025. Ndeshja Shqipëri – Serbi do të luhet më 7 qershor, në orën 20:45. Pas 3 ditësh, më 10 qershor, kuqezinjtë do të udhëtojnë në transfertë për t’u përballur me Letoninë. Takimi do të luhet në orën 20:45.
Në shtator, skuadra kuqezi do të luajë vetëm një ndeshje në shtëpi. Takimi Shqipëri – Letoni do të luhet më 9 shtator, në orën 20:45. Edhe në tetor, në program është vetëm një ndeshje në transfertë. Ndeshja Serbi – Shqipëri do të zhvillohet më 11 tetor, në orën 20:45.
Shqipëria do të mbyllë rrugëtimin në kualifikueset e Botërorit 2026 në muajin nëntor. Sfida Andorrë – Shqipëri do të luhet më 13 nëntor, në orën 20:45.
Ndeshja e fundit do të luhet në stadiumin kuqezi “Arena Kombëtare”. Supersfida Shqipëri – Angli do të luhet më 16 nëntor, në orën 20:45.

B.T (Dosja.al)
Sport
13 Dhjetor 2024, 18:07
SHBA - Boksieri legjendar, 58-vjeçari amerikan Mike Tyson, humbi me vendim të gjyqtarëve pas tetë raundesh ndaj 27-vjeçarit Paul dh...
Sport
13 Dhjetor 2024, 17:55
ARABIA SAUDITE - Neymar Junior po përjeton një moment të komplikuar mes dëmtimeve dhe paraqitjes së dobët në Arabin...
Sport
13 Dhjetor 2024, 17:40
PORTUGALI - FIFA ka caktuar zyrtarisht vendet e Kupës së Botës 2030 dhe 2034, Spanja, Maroku, Portugalia dhe një pjesë e Amerik&e...
Sport
13 Dhjetor 2024, 17:29
ANGLI - Mikel Arteta, trajneri i Arsenalit, foli në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes që ‘Topçin...
Sport
13 Dhjetor 2024, 17:26
ITALI - Milani i Paulo Fonsecas po zhvillon një sezon me shumë ulje-ngritje. Humbja e fundit në kampionat kundër Atalantas, jo vetëm q&...
Sport
13 Dhjetor 2024, 17:10
ZVICER - Kosova është në grup bashkë me Zvicrën, Suedinë dhe Slloveninë, kundërshtarë me të cilët nuk ka ...
Sport
13 Dhjetor 2024, 17:00
ZVICER - Pas hedhjes së shortit për Kupën e Botës 2026, presidenti i Federatës së Kosovës, Agim Ademi ka thënë se...
Sport
13 Dhjetor 2024, 16:49
SERBI - Presidenti i Federatës Serbe ka komentuar shortin. Dragan Dzajiç përdor ironinë, ndërsa shprehet se kundërshtarët...
Sport
13 Dhjetor 2024, 16:27
ANGLI - Manchester City ka humbur shumë terren ndaj rivalëve për titull, ndërsa edhe takimi i radhës paraqitet si mjaft i vështir&...
Sport
13 Dhjetor 2024, 16:14
SPANJE - Carlo Ancelotti, trajneri i Real Madridit, në konferencën për shtyp para ndeshjes me Rayo Vallecanon, i pyetur për dëmtimin e ...