12 Mars 2026, 19:00
Nga DOSJA

TIRANE - Sulmuesi libian Emanuel Ernest e mbyll shumë shpejt aventurën e tij me Tiranën. Vetë futbollisti e ka konfirmuar ndarjen e rrugëve e klubin bardheblu nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
‘Faleminderit shumë Tirana. Ne vendosëm në këtë moment, që zgjidhja më e mirë për të dyja palët është që të ndajmë rrugët. Jam tani i lirë. Faleminderit tifozëve dhe shokëve të mi në klub për çdo gjë. Ju uroj fat për pjesën e mbetur të sezonit dhe të shkoni përpara’– shkruan Ernest në postimin e tij
Emanuel Ernest u rikthye me bujë në merkaton e janarit te skuadra e Tiranës, por gjërat për 25-vjeçarin nuk shkuan siç kishte parashikuar dhe kështu ai i thotë lamtumirë skuadrës kryeqytetase, duke u bërë edhe largimi i parë nga bardheblutë me Orges Shehin në stol.
Në këtë aventurë të tij te Tirana, Emanuel Ernest zhvilloi 11 ndeshje me fanelën bardheblu, por ai që do të kujtohet prej tij është vetëm asisti i tij për Etien Taren në fitoren ndaj Skënderbeut në Kupën e Shqipërisë.
Tirana po përjeton një sezon të vështirë teksa e sheh veten në vendin e fundit të klasifikimit duke ndjerë gjithnjë e më shumë kërcënimin e Kategorisë së Parë.

B.T (Dosja.al)
Sport
12 Mars 2026, 18:45
ITALI - Lufta ka ngatërruar jetën e Roberto Mancini dhe në ekipin Al Saad të Dohas. Ish-trajneri i kombëtares italiane nuk do t&...
Sport
12 Mars 2026, 18:30
ANGLI - Pedro Neto mund të jetë në telashe pas një incidenti në humbjen 5-2 të Chelseat ndaj PSG-së të m&eum...
Sport
12 Mars 2026, 18:00
David Villa, ish-lojtar i Atlético Madridit
SPANJE - David Villa, një legjendë e futbollit spanjol, kampion i ligës me ...
Sport
12 Mars 2026, 17:30
Pep Guardiola, në momentin vendimtar të sezonit
ANGLI - Pas humbjes dërrmuese të pësuar të mërkurën në ndeshje...
Sport
12 Mars 2026, 17:00
SPANJE - Real Madridi mundi Manchester Cityn 3-0 në ndeshjen e parë të raundit të 1/8-ave të Ligës së Kampionëve....
Sport
12 Mars 2026, 16:30
SPANJE - Skuadra e Barcelonës u rikthye në stërvitje të enjten, pasi shijoi një ditë pushim të martën pas nd...
Sport
12 Mars 2026, 16:00
Luis Enrique feston një nga golat e PSG-së
FRANCE - Luis Enrique e ka ngritur Paris Saint-Germain në një nivel të p...
Sport
12 Mars 2026, 15:45
ZVICER - Aksioni evropian i futbollit të së enjtes është plot emocione, ndërsa nisin ndeshjet e para të raundit të 16-tave....
Sport
12 Mars 2026, 15:30
ANGLI - Futbollisti i Manchester Cityt, Rodri, ka shkaktuar një konflikt me fqinjët e tij, të cilët e kanë d...
Sport
12 Mars 2026, 15:00
TIRANE - Faza e tretë e kampionatit “Abissnet Superiore” është mbyllur pas javës së 27-të, duke sjellë një...