6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
TIRANE – Stadiumi “Air Albania” është impianti futbollistik më i madh, më modern dhe më i kushtueshem në Shqipëri, për të cilin u shpenzuan rreth 70 milionë euro.
Sot mbushet plot një vit që nga dita e inagurimit të tij në ndeshjen kundër Francën, më 17 nëntorin e vitit 2019. Në këtë përvjetor, duke patur parasysh edhe situatën e pandemisë, shifrat flasin pozitivisht për këtë stadium.
Në “Air Albania” janë zhvilluar gjithsejt 25 ndeshje, 14 prej tyre me tifozë. Në total ky impiant ka mirëpritur, në ndeshje të Kombëtares dhe të kampionatit shqiptar, rreth 85.000 tifozë, duke dhuruar jo pak emocione dhe spektakël për lojtarët e pranishëm.
Edhe në aspektin financiar duket se shifrat janë të kënaqshme. 420.000 euro janë përfitimet nga aktivitetet e zhvilluara në ndeshjet me tifozë, një shifër e lartë për impiantet e futbollit shqiptar dhe normale për një stadium të këtij niveli.
Por jo gjithçka ka shkuar si duhet. “Thembra e akilit” për “Air Albania” stadium mbetet tapeti i barit. Me gjithë përpjekjet për ta sjellë atë në kushtet optimale, ende ai ka arritur aty ku pretendohet. Duke detyruar “Shoqatën Kuqezi” që e menaxhon stadiumin dhe Federaten Shqiptare të Futbollit, të mendojë për një zgjidhje të përhershme, atë të tapetit me barin hibrid. Për këtë gjë, ka filluar tashmë të mendohet seriozisht, madje po mblidhen ofertat nga firmat e ndryshme që e ofrojnë këtë gjë. Mirëpo ky është një vendim që kërkon kohën e duhur, duke qenë se bëhet fjalë për një investim të ri që shkon rreth 500.000 euro.
Gjithsesi, në këto kushte edhe ndeshja e fundit e Ligës së Kombeve, mes Shqipërisë dhe Bjellorusisë, do të zhvillohet ditën e mërkurë, këtu në këtë impiant, pasi Bjellorusia rivalja direkt për kreun e grupit, nuk pranoi spostimin në “Elbasan Arena”. Duke qenë se rezultatet sportive janë në favor të saj, bjellorusëve i mjafton edhe barazimi për të qendruar në krye të grupit, ndërkohë që Kombëtares sonë i duhet medoemos fitorja për të arritur objektivin.
Stadiumi “Air Albania” është impianti futbollistik më i madh, më modern dhe më i kushtueshem në Shqipëri, për të cilin u shpenzuan rreth 70 milionë euro. Sot mbushet plot një vit që nga dita e inagurimit të tij në ndeshjen kundër Francën, më 17 nëntorin e vitit 2019. Në këtë përvjetor, duke patur parasysh edhe situatën e pandemisë, shifrat flasin pozitivisht për këtë stadium.

Në “Air Albania” janë zhvilluar gjithsejt 25 ndeshje, 14 prej tyre me tifozë. Në total ky impiant ka mirëpritur, në ndeshje të Kombëtares dhe të kampionatit shqiptar, rreth 85.000 tifozë, duke dhuruar jo pak emocione dhe spektakël për lojtarët e pranishëm.
Edhe në aspektin financiar duket se shifrat janë të kënaqshme. 420.000 euro janë përfitimet nga aktivitetet e zhvilluara në ndeshjet me tifozë, një shifër e lartë për impiantet e futbollit shqiptar dhe normale për një stadium të këtij niveli.
Por jo gjithçka ka shkuar si duhet. “Thembra e akilit” për “Air Albania” stadium mbetet tapeti i barit. Me gjithë përpjekjet për ta sjellë atë në kushtet optimale, ende ai ka arritur aty ku pretendohet. Duke detyruar “Shoqatën Kuqezi” që e menaxhon stadiumin dhe Federaten Shqiptare të Futbollit, të mendojë për një zgjidhje të përhershme, atë të tapetit me barin hibrid. Për këtë gjë, ka filluar tashmë të mendohet seriozisht, madje po mblidhen ofertat nga firmat e ndryshme që e ofrojnë këtë gjë. Mirëpo ky është një vendim që kërkon kohën e duhur, duke qenë se bëhet fjalë për një investim të ri që shkon rreth 500.000 euro.

Gjithsesi, në këto kushte edhe ndeshja e fundit e Ligës së Kombeve, mes Shqipërisë dhe Bjellorusisë, do të zhvillohet ditën e mërkurë, këtu në këtë impiant, pasi Bjellorusia rivalja direkt për kreun e grupit, nuk pranoi spostimin në “Elbasan Arena”. Duke qenë se rezultatet sportive janë në favor të saj, bjellorusëve i mjafton edhe barazimi për të qendruar në krye të grupit, ndërkohë që Kombëtares sonë i duhet medoemos fitorja për të arritur objektivin.
B.T (Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
EUROPË-FIFA ka ndryshuar datën e Kupës së Botës për Klube. Fillimisht ishte projektuar në muajin dhjetor, por përkeqësimi i koronavirusit në mbarë botën ka...
KOSOVA – Kosova vazhdon të jetë një shembull i rajonit, jo vetëm për Shqipërinë sa i përket mbështetjes financiare të shtetit për sportin. Këtë herë kryeministr...
SHBA-Gonzalo Higuain nuk ka dyshime se kush duhet të konsiderohet sulmuesi më i mirë i të gjitha kohërave: “Në histori kemi pasur sulmues të shkëlqyeshëm ...
LONDËR-Arsenali është sigurisht një nga ekipet që mund të mirëpresë Eriksen. Veshja e fanellës së “Topçinjëve” do ta lejonte danezin të kthehej në L...
SHBA – Ish-kapiteni i Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Ansi Agolli ka komentuar ndeshjen që ekipi ynë kombëtar zhvilloi ditën e diel kundër Kazakistanit. Në n...
DURRES – Etrit Berisha e ka marrë me sportivitet golin e çuditshëm që pësoi ndaj Kazaikstanit në “Air Albania”, që gjithsesi nuk ndikoi në rezultatin e p...
DURRES – Nesër, në orën 16:00, në “Air Albania Stadium”, Shqipëria do të përballet me Bjellorusinë, në ndeshjen e fundit të grupin 4 për Nations League. Kuqezin...
ITALI-Berat Gjimshiti vazhdon të jetë një nga lojtarët më thelbësorë të skuadrës së Atalantës. Prej dy vitesh, mbrojtësi shqiptar ka qënë faktor i rëndësishëm n...
TIRANE – Shqipëria do të luajë nesër, në orën 16:00, ndeshjen e fundit të grupit 4, e vlefshme për Nations League. Fusha e keqe e stadiumit “Air Albania”, ka bë...
AZERBAJXHAN-Ditën e sotme ora 20:45 Azerbajxhani do të luajë kundër Luksemburgut për Ligën e Kombeve Grupi C. Natyrisht që për azerët kjo përballje vlen shumë p...