E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi në kërkim, plagoset dhe një tjetër (EMRAT)
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
BRUKSEL- Zëdhënësi i BE-së për politikë të jashtme, Peter Stano, është shprehur se puna për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë është në vazhdim e sipër në Bruksel, edhe pse takimet që janë planifikuar për këtë javë, nuk janë mbajtur.
Ai paralajmëroi se, sapo të ketë ndonjë datë për takimin e radhës Kosovë-Serbi, do ta bëjë të njohur edhe për publikun. Stano nuk ka dha ndonjë përgjigje të saktë rreth temës së krijimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, i cili thuhet të jetë bërë edhe shkak për moszhvillimin e takimeve midis Kosovës dhe Serbisë, pasi Kosova nuk dëshiron të diskutohet më për këtë temë, ndërsa Serbia insiston që ajo të trajtohet me prioritet.
Stano, para disa ditësh, ka thënë se Kosova e ka obligim për të krijuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe, sipas marrëveshjeve të vitit 2013 dhe 2015, dhe se Prishtina duhet të vijë me propozim se si të zbatohet kjo pjesë e marrëveshjeve.
Por, në pyetjen se a duhet të krijohet Asociacioni sipas ligjeve të Kosovës dhe në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, ai nuk dha përgjigje të qartë, duke thënë se “rreth kësaj nuk ka asgjë të re për të shtuar”.
Autoritetet e Kosovës kanë thënë se “gjithçka do të jetë sipas Kushtetutës së Kosovës”, kur janë shprehur për krijimin e Asociacionit.
Edhe Qeveria gjermane, përmes zëdhënësit të saj, Steffen Seibert, ka thënë se ky Asociacion duhet të krijohet sipas ligjeve të Kosovës. Por, në Serbi nuk janë të interesuar për një gjë të tillë. Gjatë qëndrimit të tij të fundit në Bruksel, shefi i delegacionit të Serbisë për dialog me Kosovën, Marko Gjuriç, ka thënë se “e ashtuquajtura Gjykatë Kushtetuese e Kosovës është përdorur për të bllokuar krijimin e Bashkësisë së komunave serbe” dhe ka shtuar se “edhe Serbia e ka Kushtetutën e saj”.
Formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë është paraparë me Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013, të arritur në dialogun Kosovë-Serbi.
Në vitin 2015, dy vendet, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, kanë arritur edhe një marrëveshje shtesë për themelimin e këtij Asociacioni. Por, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konstatuar se parimet për të nuk janë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, edhe pse ka thënë se ato mund të harmonizohen me një akt ligjor të Qeverisë së Kosovës.
Masat lidhur me parandalimin e përhapjes së koronavirusit kanë bërë që të hënën të mos zhvillohet një takim mes koordinatorëve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.
Por, edhe po të zhvillohej, në të nuk do të diskutohej për Asociacionin, pasi, siç ka konfirmuar edhe i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, “njëra palë ende nuk është e gatshme për këtë”.
Pala kosovare nuk e ka fshehur se ajo është kundër diskutimeve për këtë temë.
Marrë nga: REL
(A.K.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
GJERMANI- Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka reaguar për konfliktin mes Armenisë dhe Azerbajxhanit për rajonin e Nago-Karabak. Përmes zëdhënësit Steffen Seib...
SHBA-Kandidati demokrat, Joe Biden në garën e fortë me Donald Trump për President në zgjedhjet e nëntorit në SHBA ka reaguar përmes një postimi në Tëitter rreth...
KOSOVË- Deputeti i AAK-së, në Kosovë ditën e sotme ka sulmuar kryeminsitrin e Kosovës Avdullah Hoti. Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale ka kërkua...
GREQI- Autoritetet shëndetësore në Greqi kanë bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 5 persona dhe janë regjistruar 416 raste të reja me koronavir...
MEKSIKË– Ditën e sotme gratë në Meksikë kanë dalë në protestë pasi ata janë kundër ligjit që ndalon abortet. Sipas mediave të huaja, që kërkojnë leg...
KOSOVË– Ish-kryeministri i Kosovës, njëkohësisht kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti përmes njëpostimi në rrjetin social Facebook ka kujtuar dy vjeto...
SERBI– Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar ditën e sotme se marrëveshjet me Kosovën, të nënshkruara në Bruksel, duhet të zba...
TURQI- Filmi “Mrekullia në qelinë numër 7” ose “Yedinci Kogosaki Mucize” është shpallur si filmi më i mirë i vitit 2019 në Turqi. Filmi që përloti të gjithë bot...
AZERBAJXHAN– Armeni-Azerbajxhan është një prej konflikteve më të vjetër në botë për mosmarrëveshjen territoriale, për rajonin e Nagorni Karabakut, që tashmë ës...
SLLOVENI- Hatije Ismaili, mjekja gjeneologe me origjinë shqiptare është dekoruar nga presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, me çmimin “Mjeku më i mirë në ...