Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Kushtetuesja i hoqi mandatin për konflikt interesi, Strasburgu rrëzon Ilir Beqjan
3 Nëntor 2021, 15:39Nga DOSJA
TIRANË– Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg ka rrëzuar kërkesën e Ilir Beqjas, i cili kërkonte rrëzimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese të 10 viteve më parë që i hoqi mandatin e deputetit pas skandalit me tenderat e përfituata përmes kompanisë Intech+.
Pamfletika publikuar një dokument ku shihet se më 14 tetor 2021, Gjykata Evropiane ka përjashtuar nga shqyrtimi kërkesën e Ilir Beqjas, duke i dhënë të drejtë Gjykatës Kushtetuese në Shqipëri e cila bëri që në vitin 2011 deputeti të linte sallën e Kuvendit. Në shkresë argumentohet se sipas Gjykatës Evropiane nuk ka rrethana për të mbështetur pretendimet e Beqajt se i janë shkelur të drejtat.
Vendimi i plotë:
Në qershor të vitit 2011, Gjykata Kushtetuese i hoqi mandatin e deputetit Ilir Beqajt dhe e përjashtoi nga Kuvendi, pasi kompania ku ai ishte aksioneri kryesor Intech + përfitonte tendera publikë përmes Bashkisë Durrës duke qenë në konflikt interesi të hapur. Partia Demokratike denonconte në atë kohë se kompania “INTECH+”, ku Beqaj ishte bashkëpronar, ka përfituar fondin për të pajisur me kompjutera dhe informatizuar Bashkinë e Durrësit.
Bëhej fjalë për një kontratë në vlerë mbi 20 milionë lekësh të firmosur në vitin 2009 që ishte përfituar gjatë periudhës kur Beqja kishte marrë mandatin e deputetit për Qarkun e Shkodrës për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit të vitit 2009. Më 20 tetor 2010 raporti i këshillit kaloi në seancë plenare dhe me 70 vota pro dhe 67 kundër çështja u dërgua në Gjykatën Kushtetuese e cila mori vendimin.
TIRANË– Një efektiv i policisë rrugore në sektorin e qarkullimit rrugor në Mat ka denoncuar një kërcënim që i është bërë familjes së tij mbremjen e 2...
TIRANË– Komisioni për Ekonominë dhe Financat dhe Komisioni i Lijgeve janë mbledhur sot ku është diskutuar në lidhje me buxhetin e vitit 2022, i cili ...
TIRANË– Policia e Shtetit ka publikuar një njoftim zyrtar lidhur me denoncimin e bërë në media nga efektivi i Policisë Rrugore, Ilir Pica i cili dekl...
TIRANË– Oltion Rrumbullaku është liruar nga detyra si zëvendësministër i Arsimit. Vendimi është amrrë gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit të Minist...
KRUJË– Tre zyrtarë janë marrë nën hetim pas helmimit nga uji që bëri që mbi 600 persona të shtroheshin në spitalin e Krujës. Mësohet se Prokuroria e ...
LUSHNJE– Adoleshentja Kristjana Beqiri që një vit më parë ‘u bë e njohur’ kur dhunoi dhe grabiti një të moshuar në Lushnjë, ka treguar prapaskenat e ngjar...
VLORË– Në fshatin Babicë të Vlorës, rreth 10 mijë banorë vuajnë prej vitesh nga mungesa e ujit. Sipas tyre, nga ujësjellësi aktual i fshatit vjen vet...
DURRËS– Ditën e sotme qytetarët në Durrës kanë dalë në protestë pasi gjykata e Durrësit u rrëzoi kërkesën për pezullimin e punimeve të një objekti 6-...