LIVE UPDATES
Aktualitet

Debatet për buxhetin, Tabaku: U keni dhënë prioritet. Alibeaj: 450 mln euro gjoba

3 Nëntor 2021, 09:02 Nga DOSJA
Debatet për buxhetin, Tabaku: U keni dhënë prioritet. Alibeaj:

TIRANË– Komisioni për Ekonominë dhe Financat dhe Komisioni i Lijgeve janë mbledhur sot ku është diskutuar në lidhje me buxhetin e vitit 2022, i cili është propozuar nga qeveria. E para e ka marrë fjalën Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj e cila ka raportuar në të dy komisionet. Ajo tha se Infrastruktura rrugore kombëtare është përfituesi kryesor i fondeve për investime publike në vitin 2022 me një vlerë prej 21.2 miliardë lekësh. Ibrahimaj përmendi këtu projekte si Unaza e madhe e Tiranës, Rruga e Arbrit, Kardhiq-Delvinë, tuneli i Llogorasë si dhe By-Passi i Shkodrës. Ujësjellës-kanalizimet sipas Ibrahimajt do të marrin 13.8 miliardë lekë. Sipas saj edhe FSHZH do të ketë 18.3 miliard lekë për investimet në infrastrukturë dhe ujësjellës kanalizime. Ministrja Ibrahimaj theksoi se Shqipëria nuk ka mbipunësime në administratë duke bërë një krahasim me vendet e rajonit dhe BE-së.

“Doja të ndalesha në rritjen e numrit të punonjësve buxhetorë, ku parashikohen 83 mijë e 922 punonjës në vitin 2022. Kjo rritje me 182 persona vjen si fakt i shtimit të punonjësve në institucionet e reja të drejtësisë. Shqipëria ka pasur në 2020-ën 616 punonjës publik për 10 mijë banorë, ndërkohë që vendet e rajonit si Serbia kanë 690 punonjës publikë për 10 mijë banorë, Maqedonia e Veriut 638 për 10 mijë banorë. Po ta shtrijmë krahasimin me vendet e BE si Franca ato kanë 812 punonjës për 10 mijë banorë, Gjermania 580 për 10 mijë. Vendi ynë posedon një numër më të ulët se sa këto vende, Shqipëria ka një numër të ulët punonjësish publik në krahasim me rajonin. Nuk ka mbipunësim në këtë sektor. Po punohet për të reformuar sektorin e Ujësjellës-Kanalizimeve që të rritet efiçencës. Te shpenzimet për sigurimet shoqërore, sistemi do vazhdojë të mbështesë me të ardhura. Mesatarisht 744 e 792 mijë persona që përfitojnë pensione publike, suplementare. Rritja e përfitimit të pensionistëve sipas rritjes së indeksit të mallrave dhe konsumit, është llogaritur në 2.5 për qind duke filluar nga periudha prill e çdo vit. Bonusi i pensionistëve i parashikuar 3.5 miliardë lekë në çdo vit, përgjatë periudhës 2022-2024 nga e cila do përfitojnë 83 mijë pensionist në Republikën e Shqipërisë. Shpenzimet për kompensimin e pronarëve qëndrojnë në masën 5 miliardë lekë duke qëndruar angazhimit të qeverisë ndaj Gjykatës së Strasburgut për një dëmshpërblim të plotë të kësaj shtrese. Investimet publike janë parashikuar në masën 6.4 për qind të PBB-së, ose 119 miliardë lekë, ndërsa parashikohen të jenë në nivel mbi 5 për qind të PBB-së në vitet 2023/2024. Infrastruktura rrugore kombëtare është përfituesi kryesor i fondeve të investimeve publike për vitin 2022 me një vlerë prej 21.2 miliardë lekë, të përqendruar në projekte madhore si Unaza e Madhe e Tiranës, Rruga e Arbrit, Rruga Kardhiq-Delvinë, Tuneli i Llogarasë, apo Bypass-i i Shkodrës. Projektet në Ujësellës-Kanalizime do marrin 13, 8 miliardë lekë në vitin 2022, të përqendruara kryesisht në financimin e projekteve të iniciuara në vitet 2020/2021. Arsimi me shifër 3.6 për qind të PBB-së në vitin 2022 arrin një rekord në shpenzimet në termat relative,”- u shpreh ministrja Ibrahimaj.

Mbledhja u shoqërua edhe me debate pasi deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku tha se shqetësim i madh në buxhet janë kontratat koncesionare pasi u është dhënë prioritet. Tabaku tha më tej se projektbuxheti nuk ka të pasqyruar shqetësimin që kjo mazhorancë deklaroi pak javë më parë që ka lidhje me krizën e energjisë elektrike. Ajo shtoi se qeveria nuk ka një plan të qartë për këtë krizë dhe se nuk është treguar e përgjegjshme sidomos në fushën e Detyrimeve të Prapambetura të cilat shkojnë në vlerën e 1 mld lekëve, sipas saj. Demokratja akuzoi edhe Ibrahimajn për arrogancë, por ministrja i tha se kjo gjë nuk ka ndodhur.

Ibrahimaj u përgjigj dhe tha se qeveria ka parashikuar një garanci sovrane prej 8 miliardë lekësh për të përballuar krizën energjetike duke shtuar se çmimet e energjisë nuk do të preken për konsumatorët dhe për biznesin e vogël. Ibrahimaj u pyet nga Fatmir Mediu për dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve politikë dhe tha se për vitin 2022 është parashikuar fondi 1 miliard lekësh. Deputetja demokrate Dhurata Çupi e pyeti Ibrahimajn nëse do të ketë një tarifë prej katër eurosh për të kaluar rrugën e Arbrit, por Ibrahimaj mohoi që të ishte parashikuar një gjë e tillë. Endersa Enkelejd Alibeaj, i pranishëm në Komisionin e Ligjeve tha se 450 milionë euro është fatura që rrezikon të paguajë në total Shqipëria për çështjet që tashmë janë arbitrazh. Deputeti Alibeaj theksoi se tashmë kanë marrë formë të prerë dy çështje dhe financat duhen të parashikojnë fondet përkatëse në buxhet. Për këtë gjë, Ibrahimaj tha se deri më tani avokatura nuk ka sjellë asnjë shkresë zyrtare në lidhje me këto detyrime.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

4 euro për të kaluar në Rrugën e Arbrit? Përgjigjet ministrja Ibrahimaj

“Boll treguar arrogancë”, Tabaku debat me Ibrahimaj, Shalsi: E kam provuar në kurriz

VD-“Mos u emociono”, përplasje në Komisionin e Ekonomisë, Shalsi fik kamerat

(f.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike delina ibrahimaj jorida tabaku komisioni i ekonomise 3 nentor 2021 delina ibrahimaj jorida tabaku komisioni i ekonomise 3 nentor 2021

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë