LIVE UPDATES
Bota

Studimi i binjakëve zbulon efektin gjenetik të koronavirusit

27 Prill 2020, 17:51 Nga DOSJA
Studimi i binjakëve zbulon efektin gjenetik të koronavirusit

BRITANI- Simptomat e Covid-19 duket se kanë të bëjnë pjesërisht me përbërjen gjenetike, kanë zbuluar studiuesit e ‘King’s College London’.

Gjetjet bazohen te të dhënat e mbledhura përmes aplikacionit të gjurmimit të simptomave të Covid-19, lançuar muajin e shkuar nga ky ekip.

Ndërsa publiku inkurajohet të përdorë aplikacionin për të treguar se si ndjehen çdo ditë, ekipi u ka kërkuar mijëra binjakëve në Mbretërinë e Bashkuar, të cilët ishin edhe pjesë e një projekti tjetër studimor, që të përdorin aplikacionin dhe të regjistrojnë nëse kanë simptoma ose jo.

Ekipi përdori algoritme bashkë me të dhënat e 2.7 milionë përdoruesve të aplikacionit- shumë prej të cilëve janë testuar për koronavirus- që të hartojnë një kombinim të simptomave që tregojnë se një individ ka të ngjarë të jetë prekur nga Covid-19.

Ekipi më pas u fokusua te të dhënat e më shumë se 2600 binjakëve për të provuar nëse simptomat e përjetuara nga ata që parashikohej se kishin Covid-19, kishin lidhje me përbërjen gjenetike.

“Ideja ishte që në thelb të shikoheshin ngjashmëritë në simptoma ose jo-simptoma mes binjakëve identikë, të cilët ndajnë 100 përqind të gjeneve mes tyre, dhe binjakëve jo-identikë, të cilët ndajnë vetëm gjysmën e gjeneve,” thotë profesor Tim Spector, një prej shkencëtarëve që udhëhoqi studimin.

“Nëse ekziston një faktor gjenetik në shfaqjen e simptomave, atëherë do të shohim një ngjashmëri më të madhe te binjakët identikë sesa te binjakët jo-identikë dhe kjo është në thelb ajo që treguam”.-ka thënë ai.

Studimi, që nuk është shqyrtuar akoma nga kolegët, mori në konsideratë nëse binjakët ishin në të njëjtën shtëpi, ndërsa rezultatet zbuluan se faktorët gjenetikë shpjegojnë rreth 50 përqind të dallimeve mes simptomave të njerëzve me Covid-19.

Më konkretisht, ekipi gjeti një ndikim të konsiderueshëm gjenetik te simptomat e temperaturës, diarresë, deliriumit, humbjes së shijes dhe aromës. Në të kundërt, kolla, mungesa e oreksit, zëri i ngathët, dhimbjet në gjoks dhe dhimbjet e barkut nuk kishin lidhje me përbërjen gjenetike.

“Kjo sëmundje është shumë e çuditshme, mënyra se si shfaqet te njerëzit është shumë e ndryshme- ajo që po tregojmë ne është se nuk është e rastësishme”, tha Spector. “Kjo nuk ka shumë lidhje me atë se ku jetoni ose kë keni takuar, por më shumë me diçka të brendshme tuajën”.

“Unë mendoj se gjasat që të prekeni ose që të sëmureni rëndë kanë një faktor gjenetik”.

Ekipi shpreson që gjetjet të ndihmojnë shkencëtarët që të konstatojnë mekanizmat se si vepron Covid-19 në trup, si dhe të ofrojnë një mundësi për të parashikuar se kush është më i rrezikuar nga sëmundja.

Ata thonë se rezultatet mund të ndihmojnë studiuesit në mbarë botën të identifikojnë variantet gjenetike që luajnë një rol në shpjegimin se pse disa individë nuk shfaqin, ose shfaqin simptoma të buta të Covid-19. Kjo mund të ndihmojë edhe në prodhimin e ilaçeve për sëmundjen.

Por kishte edhe synime të tjera, tha Spector, duke theksuar se gjenetika është e lidhur ngushtësisht me sistemin imunitar dhe mikrobet e gjetura në zorrë.

“Ky studim tregon se ia vlen të hulumtojmë të gjithë trekëndëshin e gjeneve, sistemit imunitar dhe mikrobeve të zorrëve,” tha ai.

Nga: Nicola Davis,

Marrë nga:The Guardian

Përshati në shqip; A.K.Dosja.al

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne britani koronavirusi ne britani

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj