LIVE UPDATES
Bota

Takimi në Ukrainë, përpjekje diplomatike të Presidentit Macron në Moskë dhe Kiev

8 Shkurt 2022, 18:56 Nga DOSJA
Takimi në Ukrainë, përpjekje diplomatike të Presidentit

UKRAINË- Pas takimit me Presidentin rus Vladimir Putin në Moskë, Presidenti francez Emmanuel Macron ndaloi në Kiev për një takim me homologun ukrainas Volodymyr Zelenskiy, në një përpjekje diplomatike për të ulur tensionet mes Kievit dhe Moskës. Presidenti francez tha se Moska dhe Kievi janë të përkushtuara për zbatimin e marrëveshjeve të Minskut dhe se kjo është mënyra e vetme për të arritur përparim drejt zgjidhjes së krizës.

Presidenti francez Emmanuel Macron tha pas takimit me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelenskiy në Kiev, se udhëheqësit e Rusisë dhe Ukrainës janë të përkushtuar për respektimin e marrëveshjeve të Minskut.

“Marrëveshjet e Minskut janë mbrojtja më e mirë e integritetit territorial të Ukrainës. Bazuar në përkushtimin e të dyja palëve, asaj ruse dhe ukrainase, kemi mundësi për përparim në negociata”, tha zoti Macron.

Marrëveshjet e Minskut u nënshkruan më 2014 dhe 2015 nga udhëheqësit e Ukrainës, Rusisë, Francës dhe Gjermanisë, si përgjigje ndaj aneksimit të Krimesë nga Rusia. Ato synojnë dhënien fund të luftimeve të separatistëve pro-rus në rajonin lindor të Donbasit në Ukrainë. Nga ana e tij, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelesnkiy tha se pret veprime nga homologu i tij rus, Vladimir Putin.

“Në përgjithësi, fjalëve nuk u besoj shumë. Prandaj mendoj se çdo politikan mund të dëshmojë se sa i hapur është përmes veprimeve konkrete. Në rastin tonë, duhen hapa konkret për shtensionimin e situatës. Me sa kuptoj Vladimir Putin është i hapur ndaj kësaj çështjeje dhe ka çdo mundësi në dorë”, tha zoti Zelenskyi.

Zoti Macron tha se do te duhet kohë për të parë rezultatet e bisedimeve me Moskën dhe Kievin. Por sipas tij, rëndësi ka që mundësia për përshkallëzim të situatës është shmangur.

“Në diskutimet rreth aspekteve ushtarake dhe të sigurisë, kemi diskutuar me Presidentin Putin dhe ai më tha se nuk do të qëndrojë pas veprimeve që përshkallëzojnë situatën”, tha ai.

Një deklaratë të ngjashme Presidenti francez bëri edhe nga Moska, pas një takimi 5 orësh me zotin Putin. Sipas zyrtarëve francezë, Presidenti Putin është pajtuar për tërheqjen e trupave pjesëmarrëse në stërvitjet në Bjellorusi afër kufirit me Ukrainën, më 20 shkurt, kur edhe përfundon nisma ushatarake.

Por, Kremlini tha sot se janë të pavërteta pohimet e palës franceze se Rusia është pajtuar që të mos ketë nisma të reja ushtarake afër Ukrainës. Rusia ka grumbulluar mbi 100 mijë forca përgjatë kufirit lindor të Ukrainës dhe në Bjellorusi. Perëndimi mendon se zoti Putin mund të urdhërojë në çdo moment pushtimin e kësaj republike ish-sovjetike.

Në një konferencë pas takimit me zotin Macron, presidenti rus tha se Moska do të angazhohet për arritjen e një kompromisi të përshtatshëm për të gjithë, por ai ritheksoi vendosmërinë e tij në kërkesën për mos-anëtarësimin e Ukrainës në NATO, ndërsa paralajmëroi se në rast lufte në Evropë, nuk do të ketë fitues.

“Nëse Ukraina është pjesë e NATO-s dhe përpiqet të rimarrë Krimenë, vendet evropiane do të tërhiqeshin në një luftë me Rusinë. Sigurisht, potenciali ushtarak i NATO-s është më i madh se i Rusisë. Por duhet të kuptojmë se Rusia është një nga fuqitë kryesore bërthamore. Prandaj, nuk do të ketë fitues”, tha ai.

Rusia ka mohuar të ketë plane për pushtim. Veç mos-anëtarësimit të Ukrainës dhe vendeve të tjera ish-sovjetike në NATO, Moska ka kërkuar nga ShBA dhe aleatët e tij të ndërpresin dërgimin e armëve në këto vende dhe të largojnë trupat e NATO-s nga Evropa Lindore. Uashingtoni dhe NATO i kanë refuzuar këto kërkesa.

Marrë nga VOA

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota emmanuel macron konflikti ukraine-rusi vladimir putin volodymyr zelenskiy emmanuel macron konflikti ukraine-rusi vladimir putin volodymyr zelenskiy

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj