“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Bota
E dënuar me 12 vite burg në Norvegji për trafikim droge, vihet në pranga shqiptarja
8 Shkurt 2022, 17:42Nga DOSJA
KOSOVË- Një shqiptare nga Kosova është arrestuar sot në Pejë, pasi ishte e dënuar me 12 vite burgim nga autoritetet norvegjeze për trafikim droge. Pas konfirmimit të identitetit të saj me vendim të prokurorit kompetent, asaj i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh për procedura të mëtejshme. Arrestimi i saj është bërë pas një bashkëpunimi aktiv me Njësitin për persona të arratisur (FAST Kosova).
Njoftimi i policisë:
Në përpjekjet e vazhdueshme ligjore dhe profesionale për parandalimin dhe luftimin e veprave penale përfshirë edhe luftimin e kriminalitetit që kalon kufijtë shtetëror, në veçanti identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar që provojnë t’i ikin drejtësisë, përfshirë edhe drejtësinë ndërkombëtare, Policia e Kosovës përmes Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Fushën e Zbatimit të Ligjit (ILECU), po vepron me kompetencë dhe profesionalizëm duke dëshmuar bashkëpunimin e vazhdueshëm me autoritetet ndërkombëtare për zbatim të ligjit.
Sot me datë 08.02.2022, Policia e Kosovës në rajonin e Pejës, përmes një bashkëpunimi aktiv me Njësitin për persona të arratisur (FAST Kosova), që vepron në kuadër të ILECU-të, të Policisë së Kosovës, dhe bashkërendimit të aktiviteteve ndërmjet autoriteteve kompetente, ka arrestuar të dyshuarën femër (viti i lindjes 1969), e dënuar nga autoritetet norvegjeze për trafikim droge. Pas konfirmimit të identitetit të saj me vendim të prokurorit kompetent, të njëjtës i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh për procedura të mëtejme.
(I.A/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
BELGJIKË- Policia në Belgjikë ka arrestuar 13 persona të martën pas bastisjeve në dhe përreth qytetit Antverp, si pjesë e një hetimi mbi aktivitetet e dysh...
EGJIPT- Hetimet për vrasjen e gazetarit grek Nikos Katsikas në Kajro kanë marrë një rrjedhë të re, pasi krimi ka natyrë seksuale. Iefimerida.gr shkruan se polic...
GJERMANI- Gjermania është e famshme për mungesën e kufizimeve të shpejtësisë në pjesët e autostradave të saj, por një milioner çek që duket se ka testuar...
RUSI- Presidenti francez Emmanuel Macron u ka thënë gazetarëve se Presidenti Vladimir Putin e siguroi atë se forcat ruse nuk do të rrisin krizën pranë kufijve t...
GREQI- Zhvillimet e reja në rastin e vrasjes së Alkis Kampanos, pasi të arrestuarit për vrasjen e 19-vjeçarit, treguan se organizatori i sulmit ishte 23-...
ZVICËR – Një italian ka mundur të ngrihet në këmbë pasi iu vendos në shtyllën kurrizore një elektrodë. Michel Roccati u kurua nga nëj ekip zviceran m...
VATIKAN – Ish-papa e Kishës Katolike të Vatikanit Benedikti i XVI ka kërkuar falje për fëmijët që janë abuzuar seksualisht nga priftërinjtë katolikë. Në n...
LONDËR – Kryeministri i Britanisë së Madhe Boris Johnson kërcënoi Rusinë me sanksione nëse ajo pushton Ukrainën. Ai shtoi se do të kërkojë mbështetje...
KOSOVË– Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka reaguar në lidhje me shpenzimet për karburante. Vetëm pak ditë pasi tregoi se shpenzonte të p...