LIVE UPDATES
Politike

“Të reagojmë si komb ndaj akuzave të padrejta”, Pacolli thirrje Ramës dhe Metës: Mblidhni në tryezë faktorin shqiptar

24 Qershor 2020, 12:02 Nga DOSJA
“Të reagojmë si komb ndaj akuzave të padrejta”,

KOSOVË- Kreu i Partisë Aleanca Kosova e Re, Behgjet Pacolli, i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Ilir Meta, që të mbledhin në një tryezë faktorin shqiptar. Në një postim në Facebook, Pacolli shkruan, se bashkimi i faktorit shqiptar do të ishte një mesazh i dobishëm për miqtë perëndimorë, për të reaguar si komb ndaj akuzave të padrejta. Sipas tij, presidenti Vuçiç demostron një mesazh force në takimin që zhvilloi me presidentin rus Vladimir Putin përpara takimit në Ëashington, ndërsa Kosova gjendet e përçarë.

Postimi i plotë

Thirrje
Presidentit të Shqiperisë zt. Ilir Metës dhe
Kryeministrit Edi Ramës: Mblidhni në një tryezë faktorin
shqiptar! Afro 10 vjet më parë, kur Këshilli i Europës diskutonte Raportin famëkeq të Dik Martit, unë i bëra thirrje publike, kryeministrit të Shqipërisë në atë kohë, zt. Sali Berisha dhe i thash:
Organizo një tryezë të faktorit politik shqiptar!
Ideja ime ishte se një fotografi e krerëve shqiptarë në një tryezë të përbashkët do të ishte mesazh i dobishëm për miqtë tanë perëndimorë ku ne do të reagojmë si një komb ndaj akuzave të padrejta! Na llogarisni si duhet!
Sot, pak ditë para se në Bruksel apo Washington të zhvillohen negociatat me Serbinë, po dua ta përsëris të njëjtën thirrje për krerët e shtetit shqiptar, Presidentin Meta dhe Kryeministrin Rama: Thirrni shpejt në një tryezë të gjithë lidershipin shqiptar në Ballkan, duke filluar nga liderët e Kosovës, Presidentin Hashim Thaçin, Keyeministrin Avdullah Hotin, Kryetarin Mustafën, Albin Kurtin, ish Kryeministrin Haradinajn, Kryetarin Veseli etj e duke vijuar me Ali Ahmetin, dhe udhëheqës të tjerë të Luginës! Në themel të këtij propozimi tim sot dhe atëherë qëndron premisa themelore që është uniteti dhe harmonia e lidershipit shqiptar si një kartë gjeopolitike e fuqishme.
E mbani mend kur Presidentin Makron e pyetën për çeljen e negociatave për zgjerim të Bashkimit Europian me Shqipërinë dhe Maqedoninë? Veç e veç apo ndarë? Ai ju përgjigj pak a shumë, dy shtetet bashkë. Unë nuk mund të hidhëroj shqiptarët që jetojnë të shpërndarë në 4 shtete të Ballkanit! Pse na duhet kjo tryezë?
Presidenti Aleksandër Vuçiç i forcuar prej rezultatit zgjedhor, me marrëdhënie shumë të fortë me Kinën, Turqinë, Bashkimin Europian, po kërkon te vizitojë Rusinë. Në fakt ai e priti Lavrovin pak ditë më parë, por dëshiron të bëjë një demonstrim force, apo përkatësie dhe pazari gjeopolitik para takimit të Uashingtonit.
Ne kosovarët? Sot para një ngjarje si kjo, gjendemi të përçarë dhe me inate mes veti në Kosovë; pa kurrfarë përgatitje profesionale politike;
me qeveri të sulmuar;
me konflikt ndërinstitucional;
pa diskutime të brendshme për dialogun;
pa propozime ekonomike dhe politike zyrtare;
me platforma dialogu që ndërrohen; deri para pak javësh, besa dhe me marrëdhënie të ftohta me Shqipërinë. Dhe pasi kritikuam europianët që zhagitën dialogun e Brukselit, tani po kritikojmë Presidentin Trump, që don ta zgjidhë shpejt çështjen e Kosovës.
Ku Shqipëria që s’është akter global- thoshte një paraardhësi im, ku Rusia?
Ne nuk mund t’ i kërkojmë SHBA-ve, që të na konsultojë publikisht. Ato luajnë sot rolin e negociatorit dhe ndërmjetësi nuk mund të tregojë anësi në favor të njerës palë. Ndryshe humb besueshmërinë. mAs Francës që gjithashtu nëpërmjet Presidentit Makron do të organizojë një Samit në korrik.
Po ne mund të tregojmë unitetin tonë duke përcaktuar në këtë tryezë një gjuhë të përbashkët së jashtmi.
Një ndarje rolesh.
Një unitet politik të brendshme.
Një rol konstruktiv në rajon.
Nëpërmjet kësaj tryeze të përbashkët, ne do të heshtim narrativat përçarëse të ndokujt që don të fitojë kapital politik në kurriz të shoqishoqit duke bërë nacionalistin.
Ne dhe mund të ndajmë rolet, por vetëm sipas një skenari.
Ne mund dhe të formulojmë ndonjë propozim ekonomik, apo projekt infrastrukturor që fuqizon gjithë hapësirën shqiptare. A e dini se ka Inisiativë kineze, japoneze për Ballkanin dhe seicila prej tyre ka kuptim, nëse hapësira shqiptare konsiderohet si hapësirë unike, pra ku shfrytëzohen dhe portet e Shqipërisë, dhe industria jonë minerare? Kinezët duan ta mënjanojnë territorin tonë, por kjo nuk ndodh me amerikanët. Kjo është vetëm një ide, për të treguar se dhe ekonomikisht ne mund të funksionojmë si komb, mes veti, por dhe përballë të tjerëve. Deti Adriatik është dhe i kombit shqiptar dhe ai ka vlerë gjeopolitike. E di që sipas qasjes egocentrike të disa-ve, kur flasim me serbët,këta të Shqipërisë nuk kanë ç’të na mësojnë, se nuk i njohin serbët, se ne i njohim më mirë, etj, etj, dhe të tjera dokrra si këto.
Ky është nga budallallëqet më të mëdha që kam dëgjuar.
Presidenti Meta dhe Kryeministri Rama do duhet të kenë rol lehtësues dhe moderues. Jo paternalist. Asnjë lider shqiptar s’mund ta thërriste këtë tryezë. Mirënjohje ndaj SHBA-ve Dhe krejt për në fund, ne nga kjo tryezë duhet t’ i shprehim mirënjohjen SHBA-ve. T’i kërkojmë falje asaj që e kemi lodhur me narrativat tona paranoiake që vazhdojmë t’i thurrim ende në studiot tona mediatike. Shiko se ç’thonë disa paranojakë: SHBA-të që për ta përmbyllur shtetësinë tonë, e nxorën nga gjumi letargjik dialogun me Serbinë me letrat e Presidentit Trump në dhjetor 2018, po dashkan ta favorizojnë fqinjin tonë verior. SHBA-të sipas këtyre paranoiakëve po duan të favorizojnë dhe Rusinë, dhe po pranojnë se kanë bërë kot luftën çlirimtare në favorin tonë në 1999! A ka budallallëk dhe mosmirënjohje më të egër se kjo? A e kuptoni se po helmoni rininë me kësi konstruksionesh? Shkurt: na duhet kjo tryezë panshqiptare: për të treguar fuqi, mençuri, projekte, dhe hequr dorë nga marria e sodit që përqojnë disa. Nëse nuk ndodh kjo tryezë, thjesht po dua t’ ju përkujtoj diçka: si kurrë ndonjëherë në këto 21 vjet nuk kemi qenë kaq të përçarë! Medet që sot kur kemi shtetin tonë, jemi dhe më të dobët para kësaj urgjence historike!

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike behgjet pacolli edi rama ilir meta behgjet pacolli edi rama ilir meta

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj