LIVE UPDATES
Politike

“Është mik i biznesmenëve që akuzohen për aferra korruptive/ Arben Malaj: Ministri Ahmetaj të japë dorëheqjen, s’mun

24 Qershor 2020, 05:38 Nga DOSJA
“Është mik i biznesmenëve që akuzohen për aferra

TIRANË- Ish-ministri socialist Arben Malaj ka deklaruar se ministri për Rindërtim, Arben Ahmetaj duhet të japë dorëheqjen. Nëpërmjet një postimi në Facebook Malaj thekson se Arben Ahemtaj është mik me biznesmenë që akuzohen për skandale korruptive dhe nuk mund të menaxhojë 1.8 miliardë borxhe.

“Aq miqësi ka ministri Ahmetaj me këta të akuzuar sa në aksidentin e qershorit 2017 pas udhëtimit për turizëm “kulturor” ne Rumani sipas dëshmimtarëve që i nxorrën nga makina bashkë me të ishin edhe dy të shumë akuzuarit për korrupsion, por lista e plotë e të plagosurve dhe të shtruarve në spitalin e Tetovës nuk u bë publike.”, shprehet ai. 

Malaj nënvizon më tej se ministri mund të fitojë statusin e të penduarit, me qëllimin që të shpëtojë veten.

“Ministri e ka akoma një mundësi ti shërbejë vetes, familjes dhe vendit të tij – të fitojë statusin e të penduarit – jo thjesht për të shpëtuar vetveten.Ahmetaj e kupton më mirë në anglisht rastin e miliaderit amerikan Jeffrey Epstein që ju shërbeu me “turizem seksual” shumë njerëzve të plotfuqishëm, të cilët e braktisën deri sa ai preferoi “vetëvrasjen.”, shkruan ish-ministri.

Reagimi i plotë:

Është koha për dorëheqje. Kjo ishte përgjigjia dashamirëse që ju ktheva sot disa kolegëve që më pyesnin lidhur me z. Ahmetaj. Ministri që pretendon të menaxhojë 1.8 miliard borxhe që do të paguhen nga taksapaguesit shqiptarë rezulton të jetë mik me biznesmenë që akuzohen brenda dhe jashtë vendit për skandale korruptive. Ata janë përfitues të kontratave qindra milion euro nga qeveria Rama në Shqipëri në një nga fushat preferenciale të mafiozëve, përpunimin e mbetjeve.

Aq miqësi ka ministri Ahmetaj me këta të akuzuar sa në aksidentin e qershorit 2017 pas udhëtimit për turizëm “kulturor” ne Rumani sipas dëshmimtarëve që i nxorrën nga makina bashkë me të ishin edhe dy të shumë akuzuarit për korrupsion, por lista e plotë e të plagosurve dhe të shtruarve në spitalin e Tetovës nuk u bë publike.

Kur ndonjë kolegu i sugjeron dorëheqjen ata armiqësohen me ju, por kur më vonë ju rezulton më keq ata ankohen se shefat e tyre i kanë keq-përdorur deri në palcë. Ministri e ka akoma një mundësi ti shërbejë vetes, familjes dhe vendit të tij – të fitojë statusin e të penduarit – jo thjesht për të shpëtuar vetveten.

Ahmetaj e kupton më mirë në anglisht rastin e miliaderit amerikan Jeffrey Epstein që ju shërbeu me “turizem seksual” shumë njerëzve të plotfuqishëm, të cilët e braktisën deri sa ai preferoi “vetëvrasjen”.

Statusi i të penduarit të jep edhe mbrojtje fizike pasi për këdo që ka shërbyer për korrupsion e kapje shteti – vjen një moment që të fortët që e kanë keq përdorur mund ti rrezikojnë edhe jetën.

Le të shpresojmë që ata që pretendojnë se janë shumë të mençur të mos bëjnë zgjidhje jo të mençura për veten, familjen por edhe për vendin e tyre.

Zeri i Amerikës

Britani: Princi Andrew tërhiqet nga funksionet publike
20 nëntor, 2019

Princi britanik Andrew tha të mërkurën se po tërhiqet nga funksionet publike me lejen e mbretëreshës.

Andrew tha se është bërë e qartë për të ditët e fundit se shoqërimi i tij me financierin amerikan Jeffrey Epstein, i cili u arrestua për trafik seksual dhe më vonë vdiq në burg, është bërë një “shpërqendrim i madh” për punën e familjes mbretërore.

Ai tha se i vjen keq për shoqërimin e tij me ish biznesmenin amerikan dhe se “ai ndjen keqardhje të thellë” për viktimat e Jeffrey Epstein-it.

Princi tha se nëna e tij Mbretëresha Elizabetë, i kishte dhënë leje të hiqte dorë nga funksionet e familjes mbretërore. Andrew është kritikuar shumë për performancën e tij në një intervistë televizive që u transmetua të shtunën, në të cilën ai nuk arriti të shprehte qartësisht shqetësimin e tij për viktimat e financierit Jeffrey Epstein. Në intervistën televizive, ai u duk se nuk ishte penduar për lidhjen e ngushtë me një të dënuar për trafik seksual, i cili kishte abuzuar me shumë vajza të mitura.
Arbeni. 

Pak ditë më parë ministri për Rindërtim, Arben Ahemtaj u shfaq me lopatë në dorë. Ai “punoi” në shkollën 9-vjeçare dhe kopshtin Njazi Mastori në Sukth të Durrësit, të cilat janë në proces ndërtimi. Ndërkohë, kryeministri Edi Rama e vëzhgonte.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike arben ahmetaj arben malaj arben ahmetaj arben malaj

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet