LIVE UPDATES
Aktualitet

EMRAT/ Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen 5 persona në vend 

6 Janar 2022, 16:14 Nga DOSJA
EMRAT/ Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen 5

TIRANË- 5 persona janë arrestuar ditën e sotme në vend. Mësohet se 5 personat e arrestuar ditën e sotme kanë qenë shpallur në kërkim kombëtar si dhe ndërkombëtar për vepra të ndryshme penale. Në prangat e Policisë ka rënë Bilal Lluka, pasi ishte shpallur në kërkim për kanosje dhe armëmbajtje pa leje, Eduardo de Francesko nga Italia, i cili është shpallur në kërkim për trafikim të mjeteve motorike. Gani Abazi gjithashtu është arrestuar për veprën penale kultivim të lëndëve narkotike kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, Viktor Gacon i cili është shpallur në kërkim për veprën penale të vjedhjes. I arrestuari i fundit është Altin Koçeku, i cili është shpallur në kërkim për veprën penale vjedhje. Koçeku dyshohet se ka qenë pjesë e pjesë e grupit kriminal që kryente vjedhje kasafortash në bizneset dhe vilat në autostradën Tiranë-Durrës.

Njoftimi i Policisë:

Policia e Shtetit Vijon puna për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar dhe kombëtar. Gjatë 24 orëve të fundit vihen në pranga 5 persona në kërkim kombëtar e ndërkombëtar. Falë bashkëpunimit mes Interpol Tiranës dhe homologëve u bë e mundur kapja e dy shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe ekstradimi i tyre drejt Shqipërisë. Gjithashtu, nga strukturat e Policisë së Shtetit, në kuadër të plan-operacionit për kapjen e personave në kërkim, u bë kapja dhe ndalimi i 3 shtetasve të shpallur në kërkim kombëtar.

Nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana u bë ekstradimi nga Hungaria drejt vendit tonë, i shtetasit në kërkim ndërkombëtar B. Ll., 36 vjeç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, më datë 25.01.2021 i ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”, për veprat penale “Kanosja” dhe “Armëmbajtja pa leje”. Kapja e këtij shtetasi u bë e mundur në bashkëpunim me Zyrën Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, në bazë të informacioneve për vendndodhjen e tij në shtetin e Hungarisë.

Po nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana u bë ekstradimi nga Italia drejt vendit tonë, i shtetasit italian E. F., 56 vjeç. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin e datës 14.02.2019, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”. Personi i ekstraduar në PKK Rinas, iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Gjirokastër u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit Gani Abazi, 61 vjeç, banues në Tepelenë, i shpallur në kërkim kombëtar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal”. Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda Tiranë e ka dënuar këtë shtetas me 8 vite burgim.

Gjithashtu, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë policore se në lagjen “18 Shtatori”, Gjirokastër, ndodhej një person i shpallur në kërkim, organizuan punën dhe bënë të mundur kapjen e shtetasit V. G., 38 vjeç, banues në Gjirokastër. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim, në bazë të urdhrit të ndalimit të lëshuar nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Shtetasi V. G. iu dorëzua Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për veprime të metejshme.

Ndërkohë, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit A. K., 30 vjeç, pasi ishte i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Autostrada”, për veprën penale “Vjedhja” kryer në bashkëpunim. Ky shtetas dyshohet se është pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që kryente vjedhje të kasafortave në biznese dhe vila në autostradën Tiranë-Durrës. Në kuadër të operacionit të zhvilluar më 12 dhjetor u arrestuan në flagrancë 3 shtetas dhe u shpallën në kërkim 3 të tjerë.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet altin koçeku arrestohen 5 persona bilal lluka eduardo de francesko gani abazi tirane viktor gaco altin koçeku arrestohen 5 persona bilal lluka eduardo de francesko gani abazi tirane viktor gaco

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj