“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
All - General - 1
Aktualitet
Berisha në Fier dhe Gjirokastër: Basha ‘farë e keqe’, 8 Janari ditë historike
6 Janar 2022, 13:18Nga DOSJA
All - Paragraf - 1
FIER/GJIROKASTËR – Ish-kryeminstri Sali Berisha nuk nguroi të sulmonte kryeministrin Edi Rama dhe liderin e Partisë Demokratike Lulzim Basha. Teksa sot mori pjesë në Fier dhe Gjirokastër për festimin e themelimit të degëve demokrate në këto dy qytete, Berisha tha se në janar do të ketë revolucion paqësor në PD.
Nga Fieri, ish-kryeministri Sali Berisha i përcolli një mesazh kryeministrit Edi Rama. Duke i kërkuar që të heqë dorë nga skenarët që pengojnë demokracinë, Berisha kërkon nga Rama që të heqë dorë dhe nga pengu (kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha) ndryshe do të merret me të dy. Para demokratëve fierak, Berisha pranoi se fillimet nuk ishin aspak të lehta, madje tregoi dhe ngjarje në të cilat janë përdorur objekte të rëndë, siç janë hedhja e gurëve në drejtim të tyre.
‘Farë e keqe‘ ishte termi i përdorur nga Berisha për kryedemokratin Lulzim Basha. Ish-kryeministri tha se Basha ka qënë përherë një i tillë mirëpo nuk e kishte kuptuar.
Disa orë më pas, ish-lideri i PD-së u ndal në Gjirokastër. Berisha kujtoi sakrificat e demokratëve të jugut në 1997, të cilët arritën t’u rezistonin bandave kriminale. Ai e quajti Bashën simbol të dështimit dhe humbjeve. Berisha vlerësoi si arritje faktin se edhe pse partia më e madhe opozitare nuk ka patur një kryetar të vërtet në këto 8 vite, ajo ia doli të siguronte 620 mijë vota në zgjedhjet e fundit parlamentare të 25 prillit 2021. Ish-kryeministri nuk kurseu kryedemokratin Basha në lidhje me ngjarjet e fundit në selinë blu ku po blindohen dyert dhe dritaret. Ai e krahasoi pasardhësin e tij në PD me ish-diktatorin komunist Enver Hoxha se ka shpikur derë për të hyrë kryetari njësoj siç vepronte ish-diktatori.
Protestën e 8 Janarit, Berisha e konsideron si datë historike, jo vetëm për PD, por për Shqipërinë. Sipas tij, vendimi suprem i referendumit dhe anëtarësisë do zbatojnë protestë festive dhe paqësore përballë selisë së Partisë Demokratike.
Me sloganin ‘Proteste Kombëtare’: ‘Jo bunker i pengut, por shtëpi e demokratëve’ protesta do të nisë në datë 8 Janar në orën 12:00 para selisë së PD. Deri më tani është lajmëruar vetëm një protestë por nuk dihet se si grupi i Rithemelimit do ta nxjerrë Bashën nga selia. Nga grupi i Berishës është përdorur termi ‘butësisht’ për largimin e Bashës nga selia blu ndërkohë që Basha pretendon se grupi i ish-kryeministrit mund të ushtrojë dhunë dhe ka planifikuar sulm.
Partia Demokratike është në një moment kritik pas skadimit të “ultimatumit” që Berisha dhe mbështetësit e tij i dhanë Bashës dhe drejtuesve të tjerë, të largohen nga zyrat. Perpara skadimit të afatit, selia e PD u blindua, ndërsa Berisha njoftoi protestë kombëtare në 8 janar.
Çfarë ka ndodhur deri më tani në Partinë Demokratike?
Historia fillon në 9 shtator kur Lulzim Basha pezulloi Sali Berishën, tashmë “non grata” nga Amerika nga grupi parlamentar. Pas vendimit të Bashës, Berisha iu rikthye aktivitetit të tij politik, duke nisur takimet me bazën që i quajti “Foltore”. Më 11 dhjetor, Kuvendi i thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha votoi me 4446 fleta pro shkarkimit të Bashës. Ky Komision pritet ta marrë në dorë partinë deri më 22 mars 2022 kur do të thirret një Kuvend i ri për të zgjedhur kryedemokratin e ri dhe funksionarët e tjerë. Por Basha nuk e njeh vendimin, pasi në Kuvendin e 18 dhjetorit, Berisha u përjashtua nga të gjitha institucionet drejtuese të partisë që ai vetë themeloi. Të dy palët kanë përjashtuar dhe shkarkuar njëri-tjetrin, por askush nuk njeh asnjë prej vendimeve të “kampeve” kundërshtare.
TIRANË– Arben Dani, një nga personat që mbeti i plagosiur në atentatin e ndodhur dy ditëm ë parë në “Don Bosko” ka rrëfyer momentet e tmerrit. Përpar...
TIRANË- Lokali në rrugën “Don Bosko” buçet nga zhurma e tik-tokeve të punëtorëve, të cilët pasi kanë hequr shenjat e plumbave dhe xhamin e shpuar, p...
TIRANË– Dyert e selisë së Partisë Demokratike janë blinduar. Në videon e mëposhtme shihet se pas dyerve të bardha janë vendosur përforcime në mënyrë ...
VLORË- Një urban ka marrë flakë pasditen e sotme në Vlorë. Mësohet se shkaku i flakës është një dëmtim i motorit.Ndërkohë që shoferi si edhe pasagjerët kan...
TIRANË– Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit ka deklaruar se ish-zëvendësministrja Rovena Voda aktualisht nuk ka asnjë...
TIRANË– Dyert e Partisë Demokratike vijojnë të jenë të mbyllura! Për të ditën ditë radhazi, mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha, Aldo Bum&c...
TIRANË– Partia Demokratike ka vendosur të heshtë për foton që tregon ‘grupin e zjarrit’. Në një periudhë të shoqëruar me tensione në selinë blu e kur...