Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Të shtëna në SHBA/ Polici shqiptar qëllohet me armë zjarri, përfundon në spital
9 Prill 2022, 06:07Nga DOSJA
SHBA– Ervis Onuzi, polici me origjinë shqiptare i cili punon në Departamentin e Philadelfias në SHBA, është qëlluar me armë zjarri në bark e për pasojë ka përfunduar në spital. Sipas mediave, 28-vjeçari u plagos kur policia po shkëmbente zjarr me disa persona. Onuzi u qëllua të paktën një herë në bark. Ai u dërgua me urgjencë në Spitalin Universitar Temple ku iu nënshtrua një operacioni.
Oficerët gjetën dy gra, të moshës 42 dhe 57 vjeç, me plagë me armë zjarri në rrugët Arrott dhe Griscom, tha policia. Besohet se dy gratë u goditën nga plumbat si pasojë e shkëmbimit të zjarrit. Nuk dihet ende arsyeja konkrete e ngjarjes së rëndë, ndërsa 28-vjeçari shqiptar, i cili prej 3 vitesh shërbente në SEPTA, ndodhet në Spitalin Universitar Temple nën kujdesin e mjekëve.
Policia tha se personi i armatosur, i cili nuk është identifikuar u gjet i vdekur brenda shtëpisë së tij.
Pamjet nga vendi i ngjarjes të siguruara nga The Inquirer tregon Onuzin të strukur kur shpërthejnë të shtënat me armë.
Komisioneri i Policisë së Filadelfias Danielle lëshoi një deklaratë për oficerin Onuzi:
“Jam përtej mirënjohjes që oficeri i guximshëm i policisë SEPTA do të shërohet fizikisht nga sulmi i mbrëmshëm. Ndërsa shpresoj se nuk duhet të marrim kurrë atë rruge per ne spital. Gjithmonë ka një ndjenjë gëzimi kur mund të ndajmë lajmin se kolegu ynë do t’ia dalë. Zoti i bekoftë të gjithë oficerët tanë trima.”
(a.b)/dosja.al
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË– Para nisjes së Kongresit të PS-së, kryeministri Edi Rama ka uruar qytetarët për një fundjave të mbarë. Ajo që bie në sy, është se Rama ka pub...
TIRANË– Moti ditën e sotme do të jetë me temperatura të larta. Sipas MeteoAlb: Vendi ynë do të jetë në ndikimin e vlerave të lartë barike të cilat do...
TIRANË- Për problemin e 7-vjeçarit që fle e rri rrugëve, “Stop” ka pyetur të ëmën e tij. Ajo thotë se nuk e mban dot të birin për arsye ekonomike. A...
TIRANË- Në redaksinë e emisionit investigativ “Stop” kanë mbërritur disa video, që tregojnë jetën e një 7-vjeçari i cili është braktisur nga e ëma. ...
TIRANË- Fatjona Kaja prindi i një fëmije me elementë të autizmit ka kërkuar ndihmën e emisionit “Fiks Fare” pasi është e pakënaqur me mënyrën e mësimdhënie...
ITALIA– Antimafia italiane ‘ka nxirë’ sërish Shqipërinë me një tjetër raport për lëndët narkotike. Il Giorno shkruan se Shqipëria dhe Turqia janë aleatë m...
Nga Erjola AzizolliTIRANË– Në vijën bregdetare të plazhit të madh, nga Ura e Dajlanit deri në vendin e quajtur “Plepat”, njësitë akomoduese, hotelet,...
TIRANË– Aurora Biba Bertolucci ka rrëfyer ngjarjen më të rëndë që ka kaluar në jetën e saj. Në një lidhje me Skype për “Shqipëria Live”, Bertolucci t...