LIVE UPDATES
Politike

“Të vdesësh në ditën e rinisë”/ Oerd Bylykbashi pas vrasjes së 25-vjeçarit: Sot nuk kam motiv për të festuar!

8 Dhjetor 2020, 16:55 Nga DOSJA
“Të vdesësh në ditën e rinisë”/ Oerd

TIRANË – Ish-deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi, ka kujtuar sot Ditën e Rinisë, kur 30 vite më parë mijëra studentë u ngritën në protesta masive, duke shënuar kthesë historike në rrëzimin e regjimit komunist.

Me anë të një mesazhi në rrjetet sociale, Bylykbashi e ka lidhur këtë ditë me vrasjen e 25-vjeçarit Klodjan Rasha nga  një punonjës policie mëngjesin e sotëm në Laprakë, duke thënë se i vjen turp nga kjo ngjarje e rëndë e ndodhur në Ditën e Rinisë.

Ndër rreshta, Bylykbashi shkruan me nota ironie se i riu vdiq nga “pasojat e pandemisë, shtetrrethimi,  ndërsa si “semundje” bashkëshoqëruese ka patur kerkesën per liri të tepruar, duke shkelur shtetrrethimin e qeverisë.”

Reagimi i Bylykbashit:

Te vdesesh ne diten e rinise. Sot une nuk kam motiv per te festuar 8 dhjetorin.‎ Sot mua me vjen turp! Jo qe eshte 8 dhjetori i studenteve, sepse kujtoj si sot emocionet e mia prej gjimnazisti 16 vjeçar ate dite kur e mora vesh ç’po benin studentet dhe ne tabelen e zeze te klases shkruam “Solidarizohemi me studentet” pa menduar pasojat. I kujtoj ato emocione dhe serish ngasherima ngjitet lart ne gryke 30 vite me pas. Por sot mua me vjen turp sepse qe nga ajo dite kane kaluar 30 vjet! 30 vite qe vazhdojme ti quajme pa e vrare mendjen si tranzicion! Eshte nje zvarritje 30 vjeçare. Eshte shume, tmerresisht shume dhe ne jemi ketu ku jemi sot!

Sot u trishtova nga nje lajm: nje 25 vjecar nuk i kishte ndaluar policise ne oren 1:45 te mengjesit dhe policia e ka qelluar per vdekje. Komunikata e policise, me nje lehtesi te zeze, thote se djaloshi u largua me vrap ne mes te nates dhe polici‎ paska dalluar ne mes te erresires qe i ka drejtuar nje send te forte ne vrap e siper ndaj e ka vrare. Me pas tha se kishin arritur te gjenin armen sikur edhe arma te kishte tentuar te largohej nga vendngjarja. Por me pas ka paqartesi nese ka patur arme apo jo. Ç’nuk do te degjojme per te riun qe humbi jeten nga ata qe duan te justifikojne ngjarjen. Hetimi ndoshta do ta nxjerre te verteten. Ndoshta. Per aq sa dime deri tani, ai djalosh vdiq nga pasojat e pandemise, shtetrrethimi dhe si “semundje” bashkeshoqeruese ka patur kerkesen per liri te tepruar, duke shkelur shtetrrethimin e qeverise. Ai tentoi te ushtronte lirine per te mos u arrestuar kot. Kjo i kushtoi lirine per te jetuar. Ne diten e rinise, nje i ri nuk u kthye me ne shtepi tek prinderit, 30 vite pasi studentet u ngriten pikerisht per me shume liri.

Polici shtetit tashme eshte i bindur se ka te drejte edhe te te qelloje nese nuk i ndalon ne oret e shteterrethimit. Kete pushtet ia ka dhene qeveria. Shteterrethimin e vuri Ministria e bluzave te bardha. Ministrja e nxorri urdhrin per kufizimin e te drejtave ‎te tua mbi bazen e nje akti normativ te qeverise se Rames qe ndalon levizjen e lire, por edhe tubimet politike, pra te drejta kushtetuese. Por keto te drejta kushtetuese ndalohen vetem kur shpallet gjendja e jashtezakonshme. Dhe gjendja e jashtezakonshme e pranveres mbaroi ne qershor dhe nje e dyte nuk eshte shpallur. Pra pa shpalljen e gjendjes se jashtezakonshme, shterrethimi ku humbi jeten i riu eshte i paligjshem.

Pra shpresa eshte qe polici te jete me i mprehte e te dalloje ne mes te erresires a ishte dora bosh apo me arme. Polici i qeverise tashme eshte de facto gjykata.

Ja pse nuk kam arsye per te festuar sot 30 vite me pas. Nje Shqiperi qe qeveriset me akte normative nuk eshte ajo per te cilen une me shoket e mi te klases u solidarizuam 30 vite me heret. Ja pse sot me vjen turp qe femijet e mi ende duhet ta shohim Europen me formen deshirore “E duam Shqiperine ‎si gjithe Europa” dhe jo ne formen deftore “Shqiperia eshte si gjithe Europa”.

Ky eshte deshtim i madh! Nje pjese eshte deshtuar pa dashje e nje pjese me qellim. Rezultati per shqiptarin e thjeshte eshte i njejte. Kemi faj te gjithe edhe thjesht si votues kur nuk vrasim mendjen per fuqine e votes sone, por mbi te gjitha faj ka politika qe ne keto 30 vjet, si nje nomad ka veruar e kullotur nga nje kullote mandati kater vjeçar ne tjetren. Jam pjese e kesaj politike dhe nese nuk perpiqem te ndryshoj gjerat, faji eshte me i madh. Ndaj nuk jam thjesht i revoltuar ne kete 30 vjetor, por jam perpara kryqezimit: ose te reagoj me aq pak sa mundem, ose te jem pjese pa emer e dhjetvejçarit tjeter njesoj si ata te tre qe kaluan.

Kater vitet qe vijne do te bejne ndryshimin nese do te marrim rrugen perpjete apo shtegun teposhte. Ama sot, me 8 dhjetor 2020 nuk kam gje per te festuar. Sot ne diten e rinise nje i ri humbi lirine e jetes sepse deshi te abuzonte me lirine per te levizur!”, përfundon shkrimin Bylykbashi.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orën 01:45 pas mesnate. Polici ishte duke patrulluar në Laprakë, kur ka pikasur të riun i cili ishte duke lëvizur përtej afatit të lejuar nga autoritetet. I riu nuk ka pranuar që të ndalojë në moment që patrulla i ka kërkuar të ndalojë për verifikim dhe sipas dëshmisë së policit është larguar dhe i riu ka vrapuar. Polici e ka ndjekur të riun, derisa ky i fundit i ka nxjerrë armën. Në këtë moment polici e ka qëlluar duke e plagosur me dy plumba, një në kokë dhe një në shpatull nga mbrapa. Klodian Rasha ka ndërruar jetë në spital ndërsa familja mohoi ekzistencën e një arme në dorën e tij.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike 8 dhjetori dita e rinisë oerd bylykbashi vrasja e klodian rashes 8 dhjetori dita e rinisë oerd bylykbashi vrasja e klodian rashes

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje