LIVE UPDATES
Politike

Vrasja e të riut nga polici, Alibeaj: Me Edi Ramën, Shqipëria, nën një regjim policor, si 30 vjet më parë

8 Dhjetor 2020, 16:00 Nga DOSJA
Vrasja e të riut nga polici, Alibeaj: Me Edi Ramën, Shqipëria,

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka reaguar pas vrasjes së 25-vjeçarit, Klodian Rashës, në orët e para të mëngjesit nga efektivi i policisë.

Në një deklaratë për mediat, ai ka thënë se që prej 30 vitesh nuk ka ndryshuar në radhët e policisë,  në mënyrën e përgjigjes së efektivëve ndaj qytetarëve.

Po ashtu Enkelejd Alibeaj thotë se nuk është faji i policit por është faji i kryeministrit Rama dhe Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj mbi politikat e zgjdhura për drejtimin e policisë. Ndër të tjera Alibeaj thotë se vrasjen e Rashës nga efektivi nuk e justfikon asgjë tjetër dhe sipas tij ekzekutimi i tij është një akt brutal.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ENKELEJD ALIBEAJ

30 vjet më parë, si në këtë natë, të rinjtë u ngritën kundër një regjimi që i mbante të izoluar dhe të nënshtruar përmes represionit, dhunës, torturave, frikës, përmdjekjes, burgimit dhe vrasjeve pa gjyq. 30 vjet më pas, me Edi Ramën në krye të qeverisë, asgjë nuk ka ndryshuar në mentalitetin e regjimit policor të drejtimit të shtetit. Në Ditën e Rinisë, një 25 vjeçar u ekzekutua me plumb në kokë nga regjimi, sepse nuk respektoi orën policore të karantinës. Një i ri që vrapon për t’i shpëtuar gjobës apo sjelljes brutale, që e kemi parë të gjithë në rastin e 15 vjeçarit gjatë karantinës së parë, nuk përbën asnjë rrezik për policinë. Ajo që e bën edhe më të rëndë situatën, janë njoftimet zyrtare të Policisë së Shtetit, të cilat krijojnë bindjen e tentativës për manipulimin dhe fshehjen e së vërtetës, me justifikime të denja për një bandë. Asnjë skenar i sigurimit të shtetit nuk mund të justifikojë ekzekutimin e të riut. Prokuroria duhet të kishte marrë menjëherë masat për ndalimin e manipulimit të ngjarjes, zbardhjen e të vërtetës sa me shpejt dhe informimin e publikut për ketë ngjarje që ka shokuar të gjithë shoqëinë. Për këtë akt kriminal të pashembullt duhet drejtësi pa vonesë! Arrestimet sa për sy e faqe, për të mashtruar publikun e revoltuar, shërbejnë vetëm që regjimi i Edi Ramës të blejë kohë. Policia që vret një të ri në Ditën e Rinisë është modeli më i keq i Policisë së Shtetit. Sot vrasësi i të riut nuk është efektivi i policisë, por Edi Rama dhe Sandër Lleshaj, me politikën e tyre qeveritare të armiqësimit të Policisë me qytetarët dhe bashkëpunimit të Policisë me bandat. Është irrituese që, në 8 vite, Edi Rama ndërtoi modelin e Policisë që nuk lufton krimin, por burgos, gjobit dhe vret qytetarët e pambrojtur. Kjo është arsyeja përse Sandër Lleshaj vazhdon të jetë akoma Ministër i Brendshëm dhe nuk është shkarkuar nga Edi Rama! Është e paprecedentë që në 8 vite, në vend të komunikatave të përditshme sesa grupe kriminale ka zbuluar dhe arrestuar, Policia e Shtetit flet vetëm për sa gjoba u ka vendosur qytetarëve. Kjo nuk është arsye se përse ekziston Policia e Shtetit. Kjo është një politikë e gabuar, që e armiqëson Policinë me qytetarët. Prandaj, edhe Edi Rama e mbron Sandër Lleshajn, duke mos e shkarkuar! Ky është modeli i shtetit policor, i ndërtuar nga Edi Rama. Ky është bërë një model i padurueshëm për qytetarët, që po thonë “mjaft më! Duhet ndryshim”! Qytetarët meritojnë një qeveri që i trajton me respekt dhe dinjitet shtetasit e vet,

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, një 25-vjeçar është vrarë gjatë natës nga një efektiv policie. Gjithçka ka ndodhur në zonën e Laprakës, në rrugën “Dritan Hoxha” rreth orës 1:45 të mëngjesit, ndërsa efektivi Nevaldo Hadëraj është prangosur 12 orë më pas. Pas pas mesnatë, patrulla e Policisë ka pikasur një të ri, i identifikuar si Klodian Rasha, që po kryente veprime të dyshimta. Efektivët i kanë bërë thirrje për të ndaluar që në zonën e Don Boskos, por ai është frikësuar dhe ka vendosur që të largohet me vrap. Në një moment, në ndjekje e sipër dhe vetëm 100 metra larg banesës së tij, i riu është kthyer nga efektivët që po e ndiqnin dhe u ka drejtuar një objekt që në dukje ngjante me një armë zjarri.

(f.m/a.k/ dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike efektivi vret te riun ne tirane enkelejd alibeaj efektivi vret te riun ne tirane enkelejd alibeaj

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet