LIVE UPDATES
Bota

Të vendosur në luftën kundër terrorizmit islamist

11 Nëntor 2020, 08:02 Nga DOSJA
Të vendosur në luftën kundër terrorizmit islamist

Presidenti francez Macron e sheh nevojën që BE t’i përgjigjet kërcënimit të terrorit islamik e bashkuar, në mënyrë të koordinuar dhe sa më shpejt. Macron e tha këtë në një prononcim për media të martën, 10.11.2020, në Paris, pas konsultimeve me kreun e BE-së dhe kancelaren Merkel si dhe kancelarin austriak Kurz dhe kryeministrin holandez Rutte.

Thirrje për reformë të zonës Shengen

Macron tha, se bëhej fjalë për të ndërlidhur më mirë bazat e të dhënave. Çdo boshllëk në sistemin e sigurisë së një vendi paraqet rrezik për të gjitha vendet. Ai përsëriti thirrjen e tij për të rishikuar dhe reformuar rregullat e zonës Shengen – si edhe për një mbrojtje më të mirë të kufijve të jashtëm.

Kurz u shpreh po ashtu për kufizimin e lëvizjes se te ashtuquajturve “kërcënues”. “Ne kemi mijëra ‘luftëtarë të huaj terroristë’, të cilët ose kane luftuar në Siri, Irak, për IS dhe janë kthyer ose që nuk shkuan fare atje,” tha Kurz.

“Shumë prej tyre janë në burg, disa tashmë janë liruar dhe e vërteta e trishtueshme është se pjesa më e madhe e atyre që janë në burg do të lirohen në vitet e ardhshme. Këto janë bomba me sahat, dhe nëse duam të mbrojmë të gjithë lirinë tonë, atëherë duhet të kufizojmë lirinë e këtyre njerëzve”, tha Kurz.

Nuk është konflikt me fenë islame

Kancelarja gjermane Angela Merkel, nënvizoi se masat nuk janë shenjë konflikti mes Islamit dhe Krishterimit. “Ne dënojmë të gjitha format e urrejtjes fetare dhe terrorizmit”, tha ajo. Sulmet e fundit, sipas Merkel, ishin të drejtuara kundër shoqërisë së lirë dhe kundër “mënyrës së jetesës sonë”. Merkel tha se duhet t’u kundërvihemi me vendosmëri:

Kancelarja gjermane, njëherazi edhe kryetare e radhës së Këshillit të BE-së, u shpreh për implementimin e sistemit të kontrollit të hyrje-daljeve në zonën Shengen. “Ne duhet të dimë se kush hyn e del në hapësirën Shengen,” tha ajo. “Dhe këtë duhet ta dimë edhe për vendet, me të cilat kemi udhëtime pa viza.” Dy sistemet e kontrollit, sipas kancelares Merkel, do të futen në përdorim në vitin 2022, përkatësisht 2023.

Arsimimi i imamëve në BE

Por Merkel u shpreh edhe për arsimimin e imamëve në vendet e BE-së. Trajnimi i imamëve në të gjitha vendet e BE-së është i rëndësishëm, tha Merkel, për të parandaluar radikalizimin në xhami. Ajo tha se Gjermania ka tashmë universitete, ku mund të studiohet feja islame. Merkel u shpreh edhe për një bashkëpunim më të ngushtë me vendet islame për luftimin e përbashkët të terrorizmit.

Presidenti i Këshillit të BE Charles Michel dhe Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen gjithashtu u përfshinë në diskutime. Von der Leyen kërkoi veprime më të rrepta kundër urrejtjes dhe propagandës terroriste në internet. Von der Leyen tha gjithashtu se në maj të vitit të ardhshëm do të prezantohet reforma e zonës Shengen, e cila mundëson kontroll më të mirë të hyrje-daljeve. “80 për qind e hyrjeve në zonën Shengen aktualisht nuk regjistrohen në sistem”, tha von der Leyen. Kryetarja e komisionit tha gjithashtu se së shpejti BE do të miratojë edhe dy direktiva të reja, njërën për luftën kundër terrorizmit dhe tjetrën për armëmbajtje.

Në fillim të nëntorit, një mbështetës i milicisë terroriste IS, një vjenez me prejardhje shqiptare nga Maqedonia e Veriut, vrau katër persona në Vjenë para se policia ta qëllonte atë. Në Nisë, një islamist tjetër vrau tre persona në një kishë. Në Dresden, një sirian i cili ishte klasifikuar si i “rrezikshëm” vrau një turist në fillim të tetorit.

DW

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota lufta kunder terroizmit lufta kunder terroizmit

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet