LIVE UPDATES
Bota

Albin Kurti i dërgon letër urimi Presidentit Biden: Gëzohem për fitoren tuaj vendimtare

10 Nëntor 2020, 21:51 Nga DOSJA
Albin Kurti i dërgon letër urimi Presidentit Biden: Gëzohem

KOSOVË- Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti përmes një letre të dërguar ka uruar Presidentin më të SHBA-së, Joe Biden. Letrën e dërguar Kurti e ka postuar vetë profilin e tij në Facebook ku mes të tjerave ka uruar Biden dhe nënpresidenten Harris për fitoren e merituar.

Kurti urimin e ka bërë në emër të gjithë Lëvizjes Vetëvendosje si dhe e ka falenderuar Biden për mbështetjen që i ka dhënë qytetarëve të Kosovës në kohën e luftës dhe për ndihmesën që ka dhënë në pavarsinë e saj dhë për njohjen ndërkombëtare. Kurti gjithashtu në letrën uruese ka shprehur dëshirën e tij për ndërhyrjen e administratës Biden në negociatat mes Kosovës dhe Serbisë.
Letra e plotë:

I nderuar President i Zgjedhur Biden,
“Në emër të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, po ju shkruaj për t’ju përgëzuar sinqerisht juve dhe Senatoren Harris për zgjedhjen tuaj si President dhe Zëvendës Presidente e Shteteve të Bashkuara. Gëzohem për fitoren tuaj vendimtare, sidomos për shkak se kjo fitore ka ardhur pas një fushate të gjatë dhe të luftuar me mund. Jo vetëm thellësia dhe përmbajtja e ideve tuaja, por edhe mënyra dinjitoze se si jeni sjellë si kandidat, i kanë dëshmuar gjithë botës mirësjelljen tuaj njerëzore, si dhe një respekt të mirëfilltë për normat e ligjërimit demokratik. Si ish Kryeministër i Republikës së Kosovës dhe Kryetar i partisë së saj politike më të madhe, dëshiroj gjithashtu të shpreh mirënjohjen time për historinë tuaj të gjatë të avokimit për të drejtat e njeriut të qytetarëve të Kosovës, si dhe për mbështetjen tuaj të pandërprerë për pavarësinë dhe njohjen e saj ndërkombëtare. Duke marrë parasysh këto përpjekje, shpresoj që administrata juaj do të luajë një rol qendror në vënien e drejtësisë dhe transparencës në të gjitha aspektet e negociatave të vazhdueshme ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, me qëllim të avancimit të shpejtë të këtyre negociatave drejt qëllimit të njohjes së plotë dhe të ndërsjellë. Nuk mund të mos përmend se Lëvizja VETËVENDOSJE! ndan shumë nga të njëjtat vlera që ishin thelbësore në fushatën tuaj: sigurimi i kujdesit shëndetësor me cilësi të lartë për të gjithë qytetarët gjatë pandemisë COVID-19 dhe më tej; vendosjen e themeleve të nevojshme për një ekonomi më të gjelbër; sigurimi i mundësive të barabarta në arsim dhe punësim; dhe dhënia fund e korrupsionit dhe keqpërdorimit të pushtetit, në të gjitha format e tyre të ndryshme. Nga cilado pozitë në të cilën ndodhem gjatë mandatit tuaj si President, shpresoj të bashkëpunoj ngushtë me administratën tuaj për të ndihmuar në avancimin e këtyre idealeve të përbashkëta dhe në forcimin e mëtejshëm të lidhjes historike midis kombeve tona përkatëse. Ashtu si ju, një nga paraardhësit tuaj më të dalluar, Presidenti i Zgjedhur Abraham Lincoln, nisi udhëtimin e tij për në Shtëpinë e Bardhë në një kohë shumë sfiduese për vendin – siç deklaroi ai në Fjalën Lamtumirëse në Springfield, “me një detyrë para meje më të madhe se ajo që Washington e ka pasur përballë.” Detyra me të cilën përballeni ju – dhe në të vërtetë, sfidat e shumta me të cilat përballen të gjitha kombet në këtë epokë të vështirë – janë po ashtu të mëdha. Edhe një herë, ju përgëzoj juve dhe Senatoren Harris për triumfin tuaj elektoral, i cili ishte vendimtar, dhe ju uroj gjithë suksesin në përballjen me këto sfida si President dhe Zëvendës Presidente e Shteteve të Bashkuara.
I juaji me respekt, Albin Kurti,” ka përfunduar letrën Kurti.

Të shtunën, mediat projektuan fitues të zgjedhjeve kandidatin demokrat Joe Biden, falë 20 votave elektorale që mblodhi në vendlindjen e tij, në Pensilvani, duke u bërë presidenti i 46-të i vendit. Zgjedhjet në SHBA u zhvilluan më 3 nëntor, ndërkohë që numërimi i vullnetit të popullit zgjati disa ditë. Deri në shpalljen e rezultatit, dy kundërshtarët ishin në një garë të ngushtë kundrejt njëri-tjetrit. Ndërkohë Trump është shprehur se do e çojë në Gjykatën e Lartë çështjen e zgjedhjeve pasi pretendon se janë vjedhur votat dhe është manipuluar rezultati i zgjedhjeve.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albin kurti joe biden albin kurti joe biden


Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë