LIVE UPDATES
Bota

“I mbajmë në pranga”, Specialja u përgjigjet ankesave të Thaçit e Krasniqit për trajtimin nga burgu deri në gjykatë

10 Nëntor 2020, 20:14 Nga DOSJA
“I mbajmë në pranga”, Specialja u përgjigjet ankesave

KOSOVË– Hashim Thaçi e Jakup Krasniqi, ndër tjerash, po akuzohen edhe për trajtim çnjerëzor e torturim të njerëzve gjatë luftës. Por, të dy që dje u deklaruan të pafajshëm për të gjitha akuzat, janë ankuar se vetë po trajtohen në mënyrë jonjerëzore nga Gjykata Speciale. Për këtë, Specialja ka dhënë një përgjigje.

Ish-shefi politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi janë ankuar dje në paraqitjet e tyre të para para Gjykatës Speciale për trajtimin e keq që thanë se po ua bën institucioni që u themelua me votat e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Për trajtimin e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, avokati i tij, David Hooper shprehu keqardhje dhe u ankua në seancën gjyqësore. Ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi, që bashkë me Thaçin po akuzohet për një sërë krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit, po ashtu u ankua se asnjëherë në jetë s’e ka trajtuar askënd aq keq siç tha se është trajtuar dje nga paraburgimi deri në sallën e gjyqit.

Në një përgjigjje për Gazetën Express, Gjykata Speciale e ka arsyetuar sjelljen e pjesëtarëve të sigurisë së këtij institucioni në raport me dy ish-krerët e UÇK-së, duke thënë se ndjekin standartet më të larta ndërkombëtare për trajtimin e të paraburgosurve.

“Dhomat e Specializuara zbatojnë dhe mbështeten në standardet më të larta ndërkombëtare në institucionin e paraburgimit, si dhe gjatë transportit nga institucioni i paraburgimit në sallën e gjyqit dhe anasjelltas. Një varg masash mbrojtëse janë vendosur për këtë qëllim, përfshirë mbikëqyrjen e brendshme dhe të jashtme nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (ICRC) dhe Avokati i Popullit i Dhomave të Sepcializuara. Për më tepër, në çdo kohë mbrojtësi i një të akuzuari ka të drejtë të paraqesë parashtrime për t’u ankuar në lidhje me arrestimin ose ndalimin”, thuhet në përgjigjen e Gjykatës Speciale.

Krasniqi, që u paraqit i pari para Speciales nga katër ish-krerët e UÇK-së që u përfshin në një aktakuzë të përbashkët, u shpreh i mllefosur me trajtimin që iu bë. Ai tha se vetë nuk e ka trajtuar asnjëherë askënd në atë mënyrë.

“Unë dua të deklaroj sot se kurrë në jetën time, në asnjë rast të vetëm nuk i kam trajtuar njerëzit as kaq sa e si më trajtuat mua nga ndërtesa e burgut deri në këtë ndërtesë. E theksoj, kurrë në jetën time s’kam trajtuar njerëz në këtë mënyrë”, deklaroi Krasniqi.

Ndërsa David Hooper, avokat i ish-presidentit Hashim Thaçi u shpreh i shqetësuar për reputacionin e klientit të tij, ndërsa e vlerësoi të turpshëm transferimin e Thaçit me pranga në duar nga objekti i paraburgimit deri në sallën e gjyqit.

“Shpresoj që me kalimin e kohës reputacioni i këtij personi të vihet në vend. Ishte për të ardhur turp që e pashë me pranga”, tha avokati Hooper.

Por, nga Gjykata Speciale thonë se përdorimi i prangave është praktikë standarde në gjykatat e tilla.

“Siç u shpjegua nga Gjykatësi dhe Regjistruesi në Paraqitjen Fillestare të Z. Thaçi dje, procedura normale për shoqërimin e të gjithë personave të ndaluar nga institucioni i paraburgimit në sallën e gjyqit përfshin përdorimin e prangave. Kjo është praktikë standarde në gjykatat që merren me krime lufte dhe krime kundër njerëzimit dhe synon të sigurojë një mjedis të sigurt. Prangat hiqen para hyrjes së personit të ndaluar në sallën e gjyqit”, ka thënë për Express, zëdhënësja e Speciales, Angela Griep.

Gjatë paraqitjes së parë të Thaçit, administratorja e Dhomave të Specializuara, Fidelma Donlon tha se parashihet që të akuzuarit të shoqërohen me pranga deri në futjen e sallës së gjyqit, pavarësisht se kush është personi që akuzohet.

Paraprakisht, gjykatësi Nicolas Guillou i tha avokatit të Thaçit se “nuk ka trajtim të posaçëm për klientin tuaj”.

Marrë nga: GazetaEkspress

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni hashim thaci jakup krasniqi kosova ne hage hashim thaci jakup krasniqi kosova ne hage

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet